Zyrtare: SC Gjilani i jep fund bashkëpunimit me kryetrajnerin Debatik Curri
Klubi falënderon Curri për kontributin dhe i uron suksese në të ardhmen
Gjilan, 11 Tetor 2026 – TV Gjilani – Sport Club Gjilani ka njoftuar zyrtarisht se ka mbyllur bashkëpunimin me kryetrajnerin Debatik Curri.
Përmes një komunikate zyrtare, klubi gjilanas njofton opinionin publik, tifozët dhe mediat për vendimin e ndërmarrë pas përfundimit të këtij bashkëpunimi.
SC Gjilani shpreh vlerësimin për angazhimin dhe kontributin e trajnerit Curri gjatë periudhës sa ishte në krye të skuadrës, duke i dëshiruar suksese të mëtejshme në karrierën e tij profesionale.

“SC Gjilani e konsideron të rëndësishme ruajtjen e raporteve korrekte dhe profesionale, duke e mbyllur këtë kapitull me respekt të ndërsjellë dhe mirënjohje për bashkëpunimin e deritanishëm”, thuhet në komunikatën e klubit.
Për zhvillimet e mëtejshme lidhur me organizimin e shtabit teknik, klubi bën të ditur se opinioni publik do të informohet me kohë përmes kanaleve zyrtare të komunikimit.
Burimi: Zyra për Komunikim, SC Gjilani – 11 Tetor 2026
