THAQI NGA PENALLTIA NË MINUTËN E 100’ I JEP 3 PIKË GJILANIT
SC Gjilani e ka thyer “murin” e Feronikelit ’74 në kohën shtesë dhe ka marrë fitore me shumë vlera 1-0 në shtëpi.
“Skifterët” dominuan gjatë gjithë ndeshjes dhe krijuan disa raste të pastra me Mevlan Zekën, por goli mungoi deri në frymën e fundit.
Në minutën 90+10 gjyqtari akordoi 11-metërsh për vendasit, të cilin e realizoi me shumë qetësi kapiteni Armend Thaqi.
Me këtë fitore Gjilani ngjitet në vendin e 3-të me 17 pikë, ndërsa Feronikeli ’74 mbetet i 8-ti me 8 pikë.
