Spiropali pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PS-së: Po e marr si dekoratë!
Elisa Spiropali ka mbajtur sot një konferencë për media, një ditë pasi u përjashtua nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste (PS), duke deklaruar se vendimin e merr si një dekoratë, për shkak të qëndrimeve të saj politike.
“Jam gruaja e parë në 35 vite që përjashtohem. Po e marr si dekoratë. Mes të qenurit edhe kryetarja më e re e zgjedhur në historinë e Kuvendit të Shqipërisë, edhe gruaja e parë e përjashtuar nga një forum partie, për arsye të qëndrimeve të saj. Mendoj se s’duhet të çuditemi fare. S’ka asgjë për t’u habitur, për sa kohë që ata që duhet të ikin rrinë dhe ata që duhet të rrinë, ikin”, tha Spiropali.
