Kryetari Haliti shpërndau 14 plugje për fermerët e Vitisë
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtorin për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Naim Pira, shpërndau sot 14 plugje prej 12 inçësh për fermerët që kultivojnë sipërfaqe më të mëdha të tokës bujqësore.
Vlera e përgjithshme e pajisjeve është 18.900 euro. Fermerët përfitues kanë kontribuar me 20 për qind të kësaj vlere.
Me dorëzimin e plugjeve, Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural përmbylli shpërndarjen e pajisjeve bujqësore të planifikuara për vitin 2026.

