Thursday 12 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kuvendi i Gjilanit miraton transferin e mjeteve buxhetore në kategorinë paga dhe shtesa, në shumën

Mekanizmi Koordinues Lokal në Viti diskutoi rritjen e rasteve të dhunës në familje

Parashikimi i motit për të enjten, 12. 11. 2026

Mbështetje për fermerët e Komunës së Gjilanit me gjedhe të racës së pastër Simental

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, takon kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani – Hyseni: “Gjilani do

Përfaqësuesit e studentëve të UKZ-së kontribuojnë në diskutimet për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

UKZ prezanton kontributin e tij në takimin e 4-të Transnacional të Projektit CoVE STEM Europe

Rrahje në ambientet e Shkollës Ekonomike në Gjilan, theren me thikë dy të mitur

Paradoks në Viti: Dritat ndriçojnë ditën, ndërsa disa rrugë mbeten në errësirë gjatë natës

Arrestohet një shtetas gjerman në rajonin e Gjilanit, sekuestrohen 43 armë automatike

 Mekanizmi Koordinues Lokal në Viti diskutoi rritjen e rasteve të dhunës në familje
Lajme

Mekanizmi Koordinues Lokal në Viti diskutoi rritjen e rasteve të dhunës në familje

12 November 2026 0 Comment 5 min read

AA

Në Viti u mbajt mbledhja e rregullt e Mekanizmit Koordinues Lokal për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore, ku u diskutuan rastet e raportuara gjatë këtij viti, sfidat në trajtimin e viktimave dhe nevoja për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Në fjalën hyrëse, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cilësoi shqetësuese statistikat e fundit të rasteve të dhunës në familje. Ai theksoi se dhuna në familje dhe dhuna në baza gjinore përbëjnë një plagë të rëndë shoqërore dhe shkelje të të drejtave të njeriut, duke ritheksuar qëndrimin institucional për zero tolerancë ndaj çdo forme të dhunës.

Haliti tha se Komuna e Vitisë mbetet e përkushtuar jo vetëm në reagimin institucional, por edhe në parandalimin e kësaj dukurie përmes edukimit dhe mbështetjes së viktimave. Në këtë drejtim, ai përmendi ligjëratat vetëdijesuese të organizuara në shkolla në bashkëpunim me Policinë, si dhe bashkëpunimin me Qendrën për Mbrojtjen e Grave “Liria”, përmes së cilës viktimave u ofrohet mbështetje psikologjike, juridike dhe sociale. Ai nënvizoi se mbrojtja e viktimave nuk duhet të mbetet vetëm zotim, por të jetë përgjegjësi dhe angazhim i përbashkët institucional e shoqëror.

Për rastet e raportuara gjatë këtij viti foli zëvendëskomandanti i Policisë në Viti, toger Burim Musliu, i cili bëri të ditur se deri më tani janë evidentuar 56 raste të dhunës në familje, krahasuar me 46 raste sa ishin regjistruar gjatë vitit të kaluar. Ai prezantoi edhe procedurat që ndiqen për trajtimin dhe mbrojtjen e viktimave, ndërsa propozoi që takimet e këtij mekanizmi të mbahen më shpesh, me qëllim të koordinimit dhe reagimit më efikas të institucioneve.

Ndërkaq, Sylë Salihu nga Qendra për Punë Sociale raportoi se gjatë këtij viti janë evidentuar 44 raste të reja, 14 raste të bartura nga vitet paraprake dhe 7 raste të përsëritura.

Një çështje tjetër që ngjalli diskutim ishte trajtimi i personave me çrregullime mendore, të cilët në raste të caktuara paraqesin sfida për institucionet përgjegjëse. Drejtoresha e Qendrës për Mbrojtjen e Grave “Liria”, Nazife Jonuzi, ngriti shqetësimin për mungesën e institucioneve të specializuara për trajtimin dhe strehimin e këtyre personave, duke theksuar se rastet e tilla kërkojnë vlerësim profesional dhe trajtim adekuat në institucionet përkatëse.

Gjatë mbledhjes diskutuan edhe Gani Leci, mbrojtës i viktimave në kuadër të Prokurorisë, si dhe Ibadete Hyseni nga Zyra Komunale për Barazi Gjinore në Viti.

Në përfundim të diskutimeve, si një nga nevojat e rëndësishme u theksua krijimi i kapaciteteve të specializuara për trajtimin e personave me çrregullime mendore, përfshirë ndërtimin e një spitali psikiatrik, duke marrë parasysh mungesën e hapësirave dhe kapaciteteve të mjaftueshme në repartet ekzistuese psikiatrike.

Pjesëmarrësit vlerësuan rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve, me qëllim të parandalimit të dhunës, mbrojtjes së viktimave dhe trajtimit më efektiv të rasteve të raportuara.

Share This:

Tags: Viti
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Kuvendi i Gjilanit miraton transferin e mjeteve

12 November 2026
Lajme

Mekanizmi Koordinues Lokal në Viti diskutoi rritjen

12 November 2026
Lajme

Parashikimi i motit për të enjten, 12.

12 November 2026
Lajme

Mbështetje për fermerët e Komunës së Gjilanit

12 November 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Paradoks në Viti: Dritat ndriçojnë ditën, ndërsa

11 November 2026

Një situatë kontradiktore po vërehet me ndriçimin publik në qytetin e Vitisë. Në disa

Lajme

Komuna e Vitisë vazhdoi mbështetjen për fermerët,

3 November 2026

Komuna e Vitisë ka vazhduar programin e mbështetjes për sektorin e bujqësisë, duke bërë

Lajme

Kryetari Haliti bëri homazhe në 65-vjetorin e

1 November 2026

Me rastin e 65-vjetorit të lindjes së dëshmorit Gursel Sylejmani, kryetari i Komunës së

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.