Mbështetje për fermerët e Komunës së Gjilanit me gjedhe të racës së pastër Simental
Shkolla e Mesme e Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Sahit Baftiu”, në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit me Komunën e Gjilanit, ka realizuar për së dyti here kete vit në kuadër të mbështetjes dhe subvencionimit të fermerëve të komunës me gjedhe të racës Simental.
Ky projekt ka për qëllim përkrahjen e fermerëve lokalë, zhvillimin e blegtorisë dhe avancimin e mbarështimit të gjedheve të racës së pastër Simental, e njohur për potencialin e saj të lartë në prodhimin e qumështit dhe cilësitë e mira për prodhimtari blegtorale.
Përmes këtij bashkëpunimi synohet që fermerët të kenë mundësi më të mira për zhvillimin e fermave të tyre, rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së tufave të gjedheve.

Shkolla “Sahit Baftiu” shpreh mirënjohje dhe falënderim të veçantë për Komunën e Gjilanit dhe Drejtorinë e Bujqësisë për bashkëpunimin, përkrahjen dhe besimin e treguar në realizimin e këtij projekti me rëndësi për sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë.
Njëkohësisht, urojmë katër fermerët përfitues, duke u dëshiruar suksese në mbarështimin e gjedheve, shtim të prodhimtarisë dhe zhvillim të qëndrueshëm të fermave të tyre.
Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve arsimore dhe atyre lokale është një mundësi e mirë që dija, përvoja dhe potencialet profesionale të vihen në shërbim të zhvillimit të bujqësisë dhe ekonomisë lokale.
Falenderojme shume Ud drejtorin e Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari si dhe stafin e mrekullueshem te kesaj drejtorie per bashkepunimin dhe konstruktivitetin e treguar!
