Ekskluzive | Rrahje brutale në ambientet e Shkollës Ekonomike në Gjilan, theren me thikë dy të mitur
Dhuna dhe përleshjet mes të rinjve po marrin përmasa gjithnjë e më shqetësuese, ndërsa rastet bëhen edhe më alarmante kur përfundojnë me përdorimin e thikës dhe përfshirjen e të miturve.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjilan, ku ambientet e Shkollës Ekonomike janë shndërruar në skenë përleshjeje.
Sipas burimeve mediale nga Policia e Kosovës dy të mitur kanë mbetur të lënduar nga therja me thikë.

Sipas burimeve mediale, gjithçka nisi me një rrahje mes disa personave, por situata eskaloi deri në përdorimin e mjetit të mprehtë.
