Kalaja e Përlepnicës, një gjurmë e antikitetit të vonë dhe një propozim nga Nexhmedin Shaqiri për rikthimin e saj
Një paraqitje e mundshme e Kalasë së Përlepnicës, me një lis në hapësirën e rrethuar nga muret e gurit, sjell në vëmendje një lokalitet me rëndësi për historinë dhe trashëgiminë e kësaj treve.
Sipas të dhënave të Hartës Arkeologjike të Kosovës III (2017), Kalaja e Përlepnicës evidentohet si lokalitet i antikitetit të vonë. Përshkrimi në këtë botim përmend gjurmë arkitektonike, gurë dhe mbetje të llaçit gëlqeror, të evidentuara në pikën më të lartë të lokalitetit. Autorët, në mënyrë paraprake, sugjerojnë se objekti mund të ketë shërbyer si kullë vrojtuese drejtkëndore.
Sipas kujtesës së banorëve të Përlepnicës, muret e këtij lokaliteti kanë qenë të ruajtura deri në vitet 1980, një dëshmi që nxit interesimin për hulumtimin, dokumentimin dhe ruajtjen e mëtejshme të kësaj gjurmë historike.
Në këtë kontekst, propozohet rikonstruktimi i një modeli të kalasë, bazuar në të dhënat historike dhe arkeologjike, me qëllim që historia e Përlepnicës të bëhet më e prekshme dhe të prezantohet për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.
