Ismet Munishi kujton Maradonën: Gjashtë vite pa legjendën që e ktheu futbollin në magji
Gjashtë vjet nga ndarja fizike e Diego Armando Maradonës, legjenda e futbollit vazhdon të kujtohet nga sportdashësit dhe emra të njohur të futbollit.
Trajneri Ismet Munishi, përmes një postimi, ka kujtuar Maradonën, duke e përshkruar si një gjeni që sfidoi të pamundurën, e shndërroi futbollin në art dhe topin në magji.
“Maradona nuk ishte thjesht futbollist. Ishte një epokë, një rebel, një gjeni që nuk iu përkul askujt dhe që jetoi futbollin me gjithë shpirtin e tij. Mund të lindin mijëra kampionë, mund të thyhen qindra rekorde, por Maradona është vetëm një! Disa njerëz nuk i përkasin kohës. Ata i përkasin përjetësisë. DIEGO ARMANDO MARADONA I PËRJETSHËM!”, ka shkruar Munishi.
