Mbahet me sukses Gjilani Half Marathon 2026 – Hyseni: “As shiu nuk e ndali energjinë e jashtëzakonshme të Gjilanit”
Qindra vrapues nga shumë shtete të botës në rrugët e qytetit. Komuna partner e garës ndërkombëtare
Gjilan, 11 Tetor 2026 – TV Gjilani – Rrugët e Gjilanit u mbushën sot me vrapues nga shumë shtete të botës, me rastin e mbajtjes së Gjilani Half Marathon 2026.
Gara ndërkombëtare u zhvillua pavarësisht kushteve atmosferike me shi, duke dëshmuar edhe një herë energjinë dhe përkushtimin e qytetarëve dhe pjesëmarrësve.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vlerësuar lartë organizimin dhe ka falënderuar të gjithë të përfshirët.
“As shiu nuk e ndali energjinë e jashtëzakonshme të Gjilanit! Sot, rrugët e qytetit tonë u mbushën me vrapues nga shumë shtete të botës në “Gjilani Half Marathon 2026″,”, shkroi Hyseni në Facebook.

Ai theksoi se Komuna e Gjilanit ishte krenare që e mbështeti këtë ngjarje.
“Si Komunë, jemi krenarë që mbështetëm dhe ishim partnerë të këtij organizimi fantastik. Faleminderit secilit vrapues, vullnetar e qytetar që sot la gjurmën e vet”, shtoi kryetari.
Hyseni përfundoi se “Gjilani gjithmonë gati për ngjarje të nivelit të tillë”.
Gjilani Half Marathon vazhdon të jetë një nga ngjarjet më të mëdha sportive në vend që promovon sportin, shëndetin dhe imazhin e qytetit në arenën ndërkombëtare.
