Zyrtare: Shqiprim Taipi largohet nga Gjilani
Klubi kuqe-bardh njofton përfundimin e bashkëpunimit me mesfushorin, duke e falënderuar për kontributin dhe profesionalizmin e treguar gjatë dy periudhave të tij te skuadra.
Sport Club Gjilani ka njoftuar zyrtarisht se ka përfunduar bashkëpunimin me mesfushorin Shqiprim Taipi, duke i dhënë fund aventurës së tij të dytë me fanellën kuqe-bardh.
Përmes një komunikate, klubi e ka falënderuar Taipin për kontributin e dhënë gjatë kohës sa ishte pjesë e skuadrës, duke i uruar shëndet dhe suksese në vazhdimin e karrierës së tij sportive.
Kjo ishte hera e dytë që mesfushori nga Kosova Lindore ishte pjesë e Gjilanit, pasi më parë kishte veshur fanellën e klubit edhe gjatë edicionit 2023/24.
Gjatë qëndrimit të tij, Taipi ishte pjesë e repartit të mesfushës dhe kontribuoi në arritjen e objektivave sportive të skuadrës, ndërsa klubi vlerësoi profesionalizmin, përkushtimin dhe angazhimin e tij gjatë gjithë periudhës sa mbrojti ngjyrat kuqe-bardh.
Në fund të njoftimit, Sport Club Gjilani e falënderoi edhe një herë Shqiprim Taipin për gjithçka që ka dhënë për klubin, duke i dëshiruar mbarësi dhe suksese në sfidat e ardhshme të karrierës së tij.
