Kamenicë: Mbahet mbledhja e gjashtë e Komitetit për Politikë dhe Financa
Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) i Kuvendit Komunal të Kamenicës ka mbajtur sot mbledhjen e gjashtë të rregullt për këtë legjislaturë, ku janë shqyrtuar çështje që lidhen me planifikimin buxhetor dhe funksionimin e kuvendit.
Mbledhjen e udhëhoqi kryesuesja e Kuvendit Komunal, Arbnore Beqiraj-Fera, e cila paraqiti për shqyrtim pikat e rendit të ditës.

Fillimisht, anëtarët e Komitetit miratuan procesverbalin nga mbledhja e pestë e KPF-së.
Më pas u shqyrtua dhe u miratua Propozim-vendimi për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) të Komunës së Kamenicës për periudhën 2027–2029, dokument që përcakton orientimet dhe prioritetet kryesore të planifikimit buxhetor për tri vitet e ardhshme.
Në fund të mbledhjes u trajtuan edhe çështje të ndryshme në kuadër të pikës së fundit të rendit të ditës.
Të gjitha pikat e rendit të ditës u miratuan unanimisht, me votat e të gjithë anëtarëve të pranishëm të Komitetit për Politikë dhe Financa.
