Gjilani i dha lamtumirën e fundit Bajram Isufit: “Kujtimi yt do të jetojë mes nesh”
GJILAN – Salla e Teatrit të Qytetit sot ishte e mbushura plot. Qytetarë të shumtë, miq, kolegë dhe familjarë u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit Bajram Isufit, i cili ndërroi jetë në moshën 60-vjeçare.
Në mbledhjen komemorative të organizuar në nder të tij, u kujtua jo vetëm familjari e zyrtari, por personaliteti i veçantë, njeriu i devotshëm human e i afërt, kolegu Bajram Isufi që kishte një vepra e fjalë të mirë për të gjithë, një buzëqeshje që ngrohte, dhe një zemër që rrihte për Gjilanin.
Me fjalë përkujtimore u paraqitën:

Fatmir Halili, mik dhe bashkëpunëtor i ngushtë i të ndjerit, Arianit Sadiku, nënkryetar i Komunës së Gjilanit, dhe Qemajl Mustafa, ish-kryetar i Gjilanit.
Të gjithë folën me dhimbje, por edhe me krenari për jetën e tij. Për rininë e kaluar në idealet e lirisë, për vitet e shërbimit në Drejtorinë e Bujqësisë dhe në krye të NP “TREGU”, dhe mbi të gjitha për njerëziun që ishte.
“Bajrami nuk ishte vetëm koleg. Ishte shok, mik dhe njeri që dinte të dëgjonte. Gjilani humbi një profesionist, por ne humbëm një pjesë të zemrës sonë”, u tha në njërën nga fjalimet.
Familjarët, të prekur nga prania e madhe e qytetarëve, falënderuan të gjithë për ngushëllimet dhe mbështetjen.
Bajram Isufi iku nga kjo botë, por gjurmët e tij do të mbeten në çdo cep të tregut që e deshi, në çdo projekt që nisi dhe në zemrat e atyre që patën fatin ta njohin.
Në fund u lexuan edhe telegrame ngushëllimi nga bashkëshortja e heroit Agim Ramadani, si dhe degët e subjekteve politike, PDK e LDK (Lutfi Haziri), ndërsa familjarët u ngushëlluan nga qindra pjesëmarrës në komemoracion.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Bajram Isufin!
