Superliga: Gjilani pret Malishevën, sot zhvillohen dy ndeshje të xhiros së 13-të
Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje të xhiros së 13-të, ku vëmendja kryesore për tifozët gjilanas është te përballja mes Gjilanit dhe Malishevës.
Në stadiumin me bar artificial në Gjilan, nga ora 16:00, skuadra vendase synon fitoren pas barazimit 1-1 ndaj Dukagjinit. Gjilani ka 19 pikë, aq sa edhe Ballkani, ndërsa përballë do të ketë Malishevën, e cila me 27 pikë renditet e dyta, vetëm dy pikë prapa lideres Prishtina.
Ndeshja tjetër e ditës zhvillohet nga ora 13:00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, ku Feronikeli ’74 pret Ballkanin. Vendasit kanë 12 pikë, ndërsa mysafirët 19, pas fitores 4-0 ndaj Drenicës në xhiron e kaluar.

Xhiroja e 13-të përmbyllet të dielën, me ndeshjet Vushtrria – Prishtina dhe Drenica – Drita, të dyja nga ora 13:00.
