Komuna e Gjilanit mban mbledhje komemorative në nderim të Bajram Isufit
Komuna e Gjilanit do të organizojë të shtunën një mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së drejtorit të ndjerë, Bajram Isufi.
Mbledhja komemorative do të mbahet më 7 nëntor 2026, duke filluar nga ora 11:00, në Teatrin e Qytetit në Gjilan.
Në këtë ceremoni përkujtimore do të kujtohen jeta, veprimtaria dhe kontributi i Bajram Isufit, duke nderuar kujtimin e tij dhe angazhimin e tij në shërbim të komunitetit.

📅 Data: 07.11.2026
🕚 Ora: 11:00
📍 Vendi: Teatri i Qytetit – Gjilan
I përjetshëm qoftë kujtimi për të!
