Saturday 19 July 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Organizatat e dala nga lufta: S’do të rrimë duarkryq nëse nuk konstituohen institucionet

Izmaku: Nëse propozohet emri i Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi

PAMJET/ Stadiumi më i madh në botë s’do të presë finalen e Kupës së Botës

Presidentja Osmani takohet me Fatmir Limajn, zbulohen detaje se çka diskutuan

Moskonstituimi i Kuvendit bllokon pagat në RTK, Sindikata e punëtorëve paralajmëron protesta

Shkruan: Avni Spahiu – Gazetaria dje dhe sot 

Federata zvicerane me njoftim të rëndësishëm për ndeshjen Zvicër – Kosovë

KSSB-ja e Komunës së Gjilanit, vlerësohet nga MPB-ja si më aktivja në Kosovë, në adresimin

Formohet një subjekt i ri politik në Kosovë

Aksident trafiku në Gjilan, humb jetën pasagjerja

 U mbajt ceremonia e shënimit të fillimit të Klinikës Ligjore për Mbrojtjen Ndërkombëtare – Azili, Refugjatët dhe Pashtetësia
Uncategorised

U mbajt ceremonia e shënimit të fillimit të Klinikës Ligjore për Mbrojtjen Ndërkombëtare – Azili, Refugjatët dhe Pashtetësia

11 November 2024 0 Comment 4 min read

AA

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan respektivisht Fakulteti Juridik në bashkëpunim me Programin për të Drejtat Civile në Kosovë (CRPK) dhe financuar nga UNHCR, Agjencia e OKB-së për Refugjatë, organizoi sot ceremoninë e hapjes së Klinikës Ligjore për Mbrojtjen Ndërkombëtare – Azili, Refugjatët dhe Pa-shtetësia.

Në këtë ceremoni morën pjesë rektori i universitetit, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku; Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka; Dekanja e Fakultetit Juridik, Prof. Ass. Dr. Fatmire Krasniqi; dhe u.d. Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Ass. Dr. Selim Daku. Ata mirëpritën Shefin e Misionit të UNHCR në Kosovë, z. Arjun Shrestha, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.

Pas takimit, përfaqësuesit e universitetit dhe UNHCR takuan studentët që do të marrin pjesë në Klinikën Ligjore për pesë javët e ardhshme. Rektori Dërmaku theksoi rëndësinë e këtij programi për universitetin dhe për studentët e Fakultetit Juridik, duke nënvizuar se përvoja praktike e fituar përmes klinikës do t’i pajisë studentët me aftësi jetike për karrierën e tyre si juristë. Sipas tij, kjo klinikë ligjore, e përqendruar në azil, mbrojtjen e refugjatëve dhe personave pa shtetësi, do të ndihmojë në zhvillimin profesional të studentëve dhe do t’i përgatisë për tregun e punës në bashkëpunim të ngushtë me akterët e drejtësisë në Kosovë.

Arjun Shrestha, Shefi i Misionit të UNHCR në Kosovë, foli për qëllimin e Klinikës Ligjore, e cila është krijuar për të ofruar një bazë të fortë njohurish në Ligjin Ndërkombëtar për Refugjatët, me theks të veçantë në parimin e mos-kthimit dhe procedurat për përcaktimin e statusit të refugjatit dhe pa-shtetësisë. Ai shtoi se ky projekt synon të përgatisë studentët për proceset administrative dhe gjyqësore që lidhen me kërkesat për mbrojtje ndërkombëtare.

Prorektori Leka, Dekanja Krasniqi dhe u.d. Dekani Daku shprehën mirënjohjen e tyre për këtë iniciativë, duke e cilësuar Klinikën Ligjore si një mundësi të vyer për studentët për të zhvilluar aftësitë praktike dhe për t’u përgatitur për tregun e punës.

Në fjalën e tyre, Merita Ahma, zyrtare për mbrojtje ligjore në UNHCR, dhe Memli Ymeri, drejtor i Programit për të Drejtat Civile – Kosovë (CRP/K), sqaruan se gjatë Klinikës pesë-javore, studentët do të ndjekin ligjërata mbi mbrojtjen ndërkombëtare, do të marrin pjesë në simulime të rasteve dhe diskutime të vazhdueshme. Do të organizohet gjithashtu një vizitë në Qendrën e Azilit për të siguruar një përvojë të drejtpërdrejtë. Në përfundim të programit, studentët do të pajisen me certifikata pjesëmarrjeje.

Kjo Klinikë Ligjore përbën një hap të rëndësishëm për edukimin praktik të studentëve dhe mbështetjen e mbrojtjes së të drejtave të njeriut në rajon, duke promovuar sisteme të ndjeshme të menaxhimit të migracionit.

Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Arte Pamore

“Peneli i deportuar kthehet si feniks” –

18 July 2025
Futboll

KF Kika prezanton përforcimin e radhës, Erdon

18 July 2025
Lajme

Organizatat e dala nga lufta: S’do të

18 July 2025
Lajme

Izmaku: Nëse propozohet emri i Limajt, të

18 July 2025
RELATED Stories for you
Uncategorised

UKZ mbajti sot provimin pranues në nivelin

16 July 2025

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka mbajtur sot provimin pranues për studentët e

Lajme

Lista me emrat e kandidatëve të cilët

15 July 2025

Njoftohen aplikantët për pranimin si studentë të rinj në Universitetin Publik “Kadri Zeka”, në

Lajme

Përfaqësues të UKZ-së realizuan takime në Sofje

10 July 2025

Një delegacion nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, i përbërë nga Prorektori për

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.