Tuesday 2 June 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Rruga që pritet t’i japë hov zhvillimit të Karadakut të Kamenicës po merr formë

Festivali Mbarëkombëtar “Mollëkuqet 2026” mbushi Gjilanin me talent, emocion dhe magjinë e fëmijëve

LDK fton qytetarët në tubimin e madh elektoral në Gjilan

Arbëria mobilizohet për tubimin qendror të PDK-së në Gjilan

Lutfi Haziri: Në Gjilan bashkohen tre brezat e LDK-së – brezi i rezistencës, i Republikës

Mireshi priti me entuziazëm kryetarin Alban Hyseni dhe kandidatët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Opinion / Nga Xhevat Bekteshi: Ahmet Isufi – njeriu i sakrificës, luftës dhe politikës

NPL “Tregu” Sh.A. vazhdon kujdesin për një Gjilan më të pastër dhe më të gjelbër

VITIA MIKPRITËSE E NJËRIT NGA SAMITET MË TË MËDHA NDËRKOMBËTARE TË RINISË NË KOSOVË

KQZ intensifikon përgatitjet për zgjedhjet e 7 qershorit, nisin trajnimet për 14 mijë zyrtarë zgjedhorë

 Festivali Mbarëkombëtar “Mollëkuqet 2026” mbushi Gjilanin me talent, emocion dhe magjinë e fëmijëve
Kulturë Lajme Muzikë

Festivali Mbarëkombëtar “Mollëkuqet 2026” mbushi Gjilanin me talent, emocion dhe magjinë e fëmijëve

2 June 2026 0 Comment 7 min read

AA

Në Ditën Botërore të Fëmijëve, 34 talentë nga trevat shqiptare u ngjitën në skenën e Vali Ranch Resort, duke dhuruar një spektakël të paharrueshëm muzikor

Në një atmosferë festive dhe plot ngjyra, ambientet mbresëlënëse të Vali Ranch Resort u shndërruan në qendrën e artit dhe gëzimit fëmijëror, ku u mbajt me sukses edicioni më i ri i Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë “Mollëkuqet 2026”. I organizuar nga Qendra Kulturore Artistike “Mollëkuqet”, nën udhëheqjen e drejtoreshës ekzekutive, Arta Haziri Nuhiu, festivali edhe këtë vit dëshmoi se mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme artistike për fëmijë në hapësirën shqiptare.

Në Ditën Botërore të Fëmijëve, skena e festivalit u mbush me energji, buzëqeshje dhe interpretime të jashtëzakonshme nga 34 fëmijë të talentuar, të ardhur nga vise të ndryshme shqiptare. Me zërat e tyre, ata sollën emocione të veçanta dhe përcollën mesazhe dashurie, shprese dhe kreativiteti, duke dëshmuar se arti shqiptar ka një të ardhme të ndritur që po rritet me përkushtim dhe pasion.

“Mollëkuqet” tashmë është shumë më tepër sesa një festival. Ai është shndërruar në një platformë të rëndësishme për zbulimin dhe promovimin e talenteve të reja, një urë bashkëpunimi mes fëmijëve nga të gjitha trevat shqiptare dhe një hapësirë ku muzika bashkon, edukon dhe frymëzon.

Organizatorët kanë shprehur mirënjohje të thellë për të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e këtij edicioni. Falënderim i veçantë iu drejtua sponsorit gjeneral, Vali Ranch Resort, për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme që ka ofruar për festivalin ndër vite.

Mirënjohje u shpreh edhe për Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për përkrahjen institucionale, si dhe për Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Gjilanit për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin e aktiviteteve kulturore për fëmijë.

Një rol të rëndësishëm në suksesin e festivalit patën edhe sponsorët dhe partnerët mbështetës, përfshirë Gorenje, KD Events, Stublla Sound, Roze Wedding Planner, Fatlum Kosumi Photography dhe Produksioni One, të cilët kontribuuan në organizimin profesional të këtij edicioni.

Po ashtu, falënderime iu drejtuan edhe Studio Mollëkuqet, RGB Entertainment, Afro Com, Kimi Caffé & Cake House, Liri nga Prizreni dhe Gift Shop Maya për dhuratat dhe mbështetjen kushtuar fëmijëve pjesëmarrës.

Organizatorët nuk lanë pa përmendur edhe kontributin e mediave partnere dhe sponsorëve medialë, të cilët ndihmuan në promovimin e festivalit dhe përcjelljen e atmosferës së tij tek publiku anembanë vendit.

Me një organizim dinjitoz, pjesëmarrje të gjerë dhe interpretime që ngjallën emocione të veçanta, “Mollëkuqet 2026” konfirmoi edhe një herë misionin e tij fisnik: të mbështesë talentin e fëmijëve, të promovojë vlerat artistike dhe të ndërtojë ura bashkimi përmes fuqisë së muzikës. Festivali u mbyll me duartrokitje të gjata, buzëqeshje të pafundme dhe premtimin se do të rikthehet edhe më i madh në edicionet e ardhshme.

Share This:

Tags: Mollëkuqet 2026
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Rruga që pritet t’i japë hov zhvillimit

2 June 2026
Kulturë

Festivali Mbarëkombëtar “Mollëkuqet 2026” mbushi Gjilanin me

2 June 2026
Lajme

LDK fton qytetarët në tubimin e madh

1 June 2026
Lajme

Arbëria mobilizohet për tubimin qendror të PDK-së

1 June 2026
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.