Saturday 21 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Stuhia e erës shkakton dëme në Gjilan, ekipet emergjente intervenojnë në disa lokacione

Viti: 33 VJET NGA TRAGJEDIA E OHRIT – KUJTIM, DHIMBJE DHE PËRULJE PARA VIKTIMAVE!

SHFMU “Thimi Mitko” në Gjilan organizon aktivitet për të drejtat e fëmijëve

UKZ vazhdon punën për hartimin e raportit për monitorimin e Treguesve të Performancës

FSK avancon kapacitetet profesionale përmes Kursit për Instruktorë me ekipin SATMO të Ushtrisë Amerikane

Kamenica siguron furnizim me 35 lloje barnash dhe vitaminash për pensionistët

ZKA-ja auditon programet e mbështetjes për bujqësi dhe zhvillim rural

Kamenicë, përmbyllet fushata njëmujore kundër trafikimit me qenie njerëzore

Një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar

86-vjeçari gjendet i vdekur në shtëpinë e tij në Sadovinë të Jerlive

 U prezantua Plani i Veprimit për Barazi Gjinore 2026–2029 në UKZ
Lajme

U prezantua Plani i Veprimit për Barazi Gjinore 2026–2029 në UKZ

22 May 2026 0 Comment 4 min read

AA

Është prezantuar sot Plani i Veprimit për Barazi Gjinore 2026–2029 në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në kuadër të programit SHER.

Në fjalën hapëse, në emër të Rektorit të universitetit, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, të pranishmit i përshëndeti Prorektorja për Zhvillim Akademik dhe Cilësi, Prof. Asoc. Dr. Voglushe Kurteshi, e cila theksoi rëndësinë e krijimit të politikave dhe mekanizmave institucionalë që promovojnë barazinë gjinore, gjithëpërfshirjen dhe mundësitë e barabarta në arsimin e lartë.

Nga programi SHER foli Shqiponjë Kodraliu, e cila vlerësoi angazhimin institucional të universitetit në hartimin dhe zbatimin e politikave që avancojnë barazinë gjinore dhe krijimin e një mjedisi të sigurt e gjithëpërfshirës për stafin dhe studentët.

Prezantimin e Planit të Barazisë Gjinore 2026–2029 e bëri Prorektorja Voglushe Kurteshi, duke paraqitur objektivat strategjike, aktivitetet dhe masat konkrete që synojnë avancimin e barazisë gjinore në universitet. Ajo tha se Plani është hartuar në përputhje me Statutin e Universitetit Publik “Kadri Zeka” dhe obligimet që dalin nga Ligji për Barazi Gjinore, ndërsa është mbështetur nga programi SHER.

Objektivat kryesore të Planit të rekomanduara nga Horizon Europe, përfshijnë krijimin e një mjedisi balancues punë-jetë, rritjen e përfshirjes gjinore në udhëheqje dhe vendimmarrje, përmirësimin e politikave për reduktimin e pabarazive gjinore, integrimin e perspektivës gjinore në programet e studimit dhe kërkimet shkencore, si dhe krijimin e një mjedisi të sigurt dhe dinjitoz për të gjithë.

Gjatë prezantimit u theksua se universiteti tashmë ka krijuar baza institucionale për promovimin e trajtimit të barabartë dhe respektimin e të drejtave të stafit dhe studentëve, duke përfshirë mekanizma për këshillim, mbështetje dhe promovim të një mjedisi pune gjithëpërfshirës.

Po ashtu, u prezantuan të dhëna lidhur me strukturën gjinore të stafit akademik, administrativ dhe studentëve, ku u evidentua përfaqësim i konsiderueshëm i grave në komunitetin universitar, si dhe nevoja për fuqizim të mëtejmë të rolit të grave në pozita vendimmarrëse dhe udhëheqëse.

Ndërsa Prof. Dr. Ardiana Gashi, eksperte vendore nga Programi SHER u dha pergjigje pytjeve në kuadër të diskutimeve, lidhur me implementimin e planit dhe rëndësinë e zbatimit të politikave të barazisë gjinore në institucionet e arsimit të lartë.

Share This:

Tags: Gjilan UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Stuhia e erës shkakton dëme në Gjilan,

21 November 2026
Kulturë

Sukses i jashtëzakonshëm për Nina Kqikun –

21 November 2026
Sport

FFK-ja investon në tri terrene sportive në

20 November 2026
Sport

SC Gjilani rikthen në Superligë sulmuesin nigerian

20 November 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Stuhia e erës shkakton dëme në Gjilan,

21 November 2026

Dëmtimi i kulmit të një shtëpie në Livoç të Epërm, rrëzimi i drunjve në

Lajme

UKZ vazhdon punën për hartimin e raportit

20 November 2026

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan është mbajtur takimi për vazhdimin e punës

Lajme

Kamenicë, përmbyllet fushata njëmujore kundër trafikimit me

20 November 2026

Komuna e Kamenicës ka përmbyllur fushatën vetëdijësuese kundër trafikimit me qenie njerëzore, e cila

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.