Friday 20 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Viti: 33 VJET NGA TRAGJEDIA E OHRIT – KUJTIM, DHIMBJE DHE PËRULJE PARA VIKTIMAVE!

SHFMU “Thimi Mitko” në Gjilan organizon aktivitet për të drejtat e fëmijëve

UKZ vazhdon punën për hartimin e raportit për monitorimin e Treguesve të Performancës

FSK avancon kapacitetet profesionale përmes Kursit për Instruktorë me ekipin SATMO të Ushtrisë Amerikane

Kamenica siguron furnizim me 35 lloje barnash dhe vitaminash për pensionistët

ZKA-ja auditon programet e mbështetjes për bujqësi dhe zhvillim rural

Kamenicë, përmbyllet fushata njëmujore kundër trafikimit me qenie njerëzore

Një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar

86-vjeçari gjendet i vdekur në shtëpinë e tij në Sadovinë të Jerlive

Kryetari Alban Hyseni priti në takim vëllezërit Morina, të cilët përfaqësuan Kosovën në kampionatin botëror

 SC Gjilani rikthen në Superligë sulmuesin nigerian që shënoi pesë gola me Ferizajn
Sport

SC Gjilani rikthen në Superligë sulmuesin nigerian që shënoi pesë gola me Ferizajn

20 November 2026 0 Comment 3 min read

AA

Sport Club Gjilani ka përforcuar repartin ofensiv me një futbollist që tashmë e njeh mirë kampionatin kosovar. Klubi gjilanas ka prezantuar Ade Ogunsin, sulmuesin 25-vjeçar nga Nigeria, i cili vjen me përvojë nga disa kampionate ndërkombëtare dhe me një bilanc pozitiv nga aventura e tij e mëparshme në Kosovë.

Oguns ishte pjesë e FC Ferizajt në gjysmën e dytë të edicionit 2025/26, ku arriti të realizojë pesë gola, duke lënë gjurmë në paraqitjet e tij me skuadrën ferizajase. Ai ishte pjesë e klubit belg KAS Eupen, nga i cili ishte huazuar te Ferizaj në shkurt të këtij viti.

I lindur më 14 prill 2001 në Lagos të Nigerisë, Oguns aktivizohet kryesisht si sulmues krahu në anën e majtë, por mund të luajë edhe në qendër të sulmit dhe në krahun e djathtë. Është i gjatë 1.79 metra dhe këmbën e preferuar e ka të djathtën.

Karrierën profesionale e ka ndërtuar në disa vende. Ai u afirmua te Caracas FC në Venezuelë, ku në kampionatin e vitit 2023 realizoi 12 gola në 27 paraqitje. Më pas kaloi te Wydad Casablanca në Marok, një prej klubeve më të njohura të futbollit afrikan, ku shënoi pesë gola në 17 ndeshje.

Në janar të vitit 2025 iu bashkua KAS Eupenit në Belgjikë. Sipas njoftimit zyrtar të klubit belg, në paraqitjet e tij me këtë skuadër realizoi dy gola në 12 ndeshje. Në gusht të vitit 2026, Eupen njoftoi ndërprerjen e kontratës me marrëveshje të dyanshme.

Tashmë, Oguns nis një kapitull të ri në karrierën e tij me fanellën e SC Gjilanit, ku pritet të shtojë alternativat dhe konkurrencën në repartin ofensiv.

Rikthimi i tij në Superligën e Kosovës është një element që e bën këtë përforcim më interesant, pasi sulmuesi nigerian nuk ka nevojë për shumë kohë për t’u përshtatur me futbollin vendor, të cilin e ka provuar tashmë gjatë aventurës me Ferizajn.

Share This:

Tags: Sprt Club Gjilani
Previous post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Sport

SC Gjilani rikthen në Superligë sulmuesin nigerian

20 November 2026
Futboll

FC Drita nis shtrimin e barit natyral

20 November 2026
Futboll

Diata shënon het-trik, Prishtina mposhti (3:0) Drenicën

20 November 2026
Lajme

Viti: 33 VJET NGA TRAGJEDIA E OHRIT

20 November 2026
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.