Solidaritet dhe buzëqeshje për fëmijët!
Sot, më 18.11.2026, Carabinierët Italianë, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Kosovës – Dega në Gjilan, dhuruan materiale edukative dhe lodra për fëmijët e grupit parashkollor të Shkollës Fillore “Thimi Mitko” në Gjilan.
Ky donacion përfshinte mjete të ndryshme shkollore dhe kreative, si ngjyra, lapsa, fletore dhe materiale të tjera edukative, si dhe lodra për të vegjlit, me qëllim të krijimit të një ambienti më të këndshëm dhe motivues për zhvillimin dhe argëtimin e tyre

Falënderojmë Carabinierët Italianë për kontributin dhe mbështetjen e tyre, duke sjellë buzëqeshje dhe gëzim tek më të vegjlit. Së bashku për një komunitet më të mirë!


