Gjykata Themelore në Gjilan dënon ashpër sulmin ndaj dorëzuesit të saj, Zharko Stojanoviq – “Sulmet e këtij lloji ndaj zyrtarëve janë të papranueshme dhe të patolerueshme”
GJILAN, 18 Nëntor 2026 – Gjykata Themelore në Gjilan ka reaguar pas sulmit ndaj dorëzuesit të saj, Zharko Stojanoviq, i cili u sulmua gjatë kryerjes së detyrave zyrtare.
Sipas njoftimit të gjykatës, sulmi ka ndodhur pasditen e datës 17 nëntor 2026, në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan.
Gjykata Themelore Gjilan shpreh shqetësimin dhe dënon ashpër këtë rast. Në reagimin e saj thuhet se: “sulmet e këtij lloji ndaj zyrtarëve janë të papranueshme dhe të patolerueshme”.
Gjithashtu, gjykata thekson se e mbështet plotësisht zyrtarin e saj në kryerjen e detyrave zyrtare dhe kërkon që organet kompetente ta hetojnë rastin me seriozitet.

“Gjykata Themelore në Gjilan mbështet zyrtarin e saj në kryerjen e detyrave zyrtare dhe kërkon nga organet kompetente, që rasti të hetohet me seriozitet dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë” – thuhet në reagim.
REAGIMI I PLOTË I GJYKATËS THEMELORE GJILAN:
REAGIM
Gjilan, 18 nëntor 2026 – Gjykata Themelore Gjilan shpreh shqetësimin dhe dënon ashpër sulmin ndaj dorëzuesit të kësaj gjykate Zharko Stojanviq, i cili është sulmuar gjatë kryerjes së detyrave të tij zyrtare pasditen e datës 17 nëntor 2026, në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan.
Gjykata thekson se sulmet e këtij lloji ndaj zyrtarëve janë të papranueshme dhe të patolerueshme.
Gjykata Themelore në Gjilan mbështet zyrtarin e saj në kryerjen e detyrave zyrtare dhe kërkon nga organet kompetente, që rasti të hetohet me seriozitet dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë.
