Wednesday 18 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Shengyl Imami kujton me dhimbje dhe krenari ditën e parë të punës në Shtëpinë e

Karton i kuq, dy gola nga penalltitë, Kosova bie në Dublin por mbetet me mundësinë

Fejzullah Krasniqi zgjidhet kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës

Iniciativa `Jo në emrin tim` proteston para zyrës së BE-së kundër vendimit ndaj Thaçit

Lindije Vranovci – Matoshi: Agim Jashari, vlerë e shtuar e AAK-së në Gjilan

“GURRA POPULLORE” solli në Top Channel pasurinë kulturore të Gjilanit

Kryetari Haliti nënshkruan memorandumin për forcimin e mbrojtjes së grave dhe fëmijëve

Miratohet transferi i mjeteve për paga në Kuvendin Komunal

Parashikimi i motit për të hënën, 16 nëntor 2026

Marta Kos ua lë fajin muzikantëve për melodinë nacionaliste në Forumin e Zgjerimit

 Shengyl Imami kujton me dhimbje dhe krenari ditën e parë të punës në Shtëpinë e Mallrave në Gjilan – “Rrogën e parë desha ta dorëzoja ty, nënë” – Historia prekëse e 16 nëntorit 1976
Lajme

Shengyl Imami kujton me dhimbje dhe krenari ditën e parë të punës në Shtëpinë e Mallrave në Gjilan – “Rrogën e parë desha ta dorëzoja ty, nënë” – Historia prekëse e 16 nëntorit 1976

17 November 2026 0 Comment 5 min read

AA

GJILAN, 17 Nëntor 2026 – Qytetari e aktivisti nga Gjilani, Shengyl Imami, ka kujtuar me mall, dhimbje dhe krenari 16 nëntorin e vitit 1976, ditën kur nisi punën në Shtëpinë e Mallrave në Gjilan.

Në një status të publikuar, Imami tregon se ajo ditë duhej të shënonte fillimin e një kapitulli të ri në jetën e tij. Por fati kishte vendosur ndryshe.

“Më 16 nëntor 1976, në Gjilan, filloi punën Shtëpia e Mallrave. Edhe unë pata fatin të pranohesha si punëtor i saj. Ishte një ditë që duhej të shënonte fillimin e një kapitulli të ri në jetën time, por fati kishte përgatitur diçka krejt tjetër” – shkruan ai.

Të njëjtën ditë mori lajmin e rëndë se njerka e tij, e cila po kurohej në Spitalin Ushtarak në Beograd, ishte rënduar. Dy ditë më vonë, më 18 nëntor 1976, ajo ndërroi jetë.

Për Shengyl Imamin, ajo humbje ishte një nga goditjet më të rënda të jetës.
“E kisha dashur pa masë atë grua, sepse ajo më kishte rritur jetim, më kishte dhënë dashuri, kujdes dhe ngrohtësi në çdo hap të jetës sime. Për 17 vite me radhë ishte kujdesur për mua, duke më bërë të ndihesha sikur isha fëmija i saj biologjik” – rrëfen ai.

Dëshira më e madhe e tij ishte që rrogën e parë ta dorëzonte në duart e saj.
“Kisha një dëshirë të madhe: ta merrja rrogën time të parë dhe t’ia dorëzoja asaj, si shenjë mirënjohjeje për gjithçka që kishte bërë për mua. Doja t’ia shihja buzëqeshjen dhe t’i thoja: ‘Kjo është për ty, nënë, për gjithë mundin dhe dashurinë që ma dhe.’ Por ja që jeta nuk i kishte shkruar kështu gjërat. Rroga e parë mbeti pa u dorëzuar në duart e saj dhe fjalët e mirënjohjes mbetën në zemrën time”.

Në fund të rrëfimit të tij, Imami përcjell një mesazh të fuqishëm për kuptimin e amësisë dhe e mbyll me një dedikim të thellë për të ndjerën:
“Sot e them me plot bindje: Nënë nuk është vetëm ajo që të lind, por edhe ajo që të rrit, të do, të mbron dhe të fal një jetë të tërë dashuri. Ti nuk më linde, por më dhe një fëmijëri. Nuk ishe nëna ime biologjike, por ishe nëna ime në çdo kuptim të fjalës. Rroga e parë nuk arriti në duart e tua, por mirënjohja ime për ty nuk do të përfundojë kurrë. U prehsh në paqe, e dashura nëna ime. Nuk të harrova atëherë, nuk të harroj sot dhe nuk do të të harroj kurrë!”

Share This:

Tags: Gjilan
Previous post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Shengyl Imami kujton me dhimbje dhe krenari

17 November 2026
Lajme

Karton i kuq, dy gola nga penalltitë,

17 November 2026
Lajme

Fejzullah Krasniqi zgjidhet kryetar i Akademisë së

17 November 2026
Futboll

90 minuta larg objektivit, Kosova luan sonte

17 November 2026
RELATED Stories for you
Arte tjera Kulturë Muzikë

4 pianiste nga Gjilani pjesë e 16

16 November 2026

GJILAN, 20 Nëntor 2026 – 16 pianistë të rinj nga Kosova do të performojnë

Kulturë Letërsi

Dy vëllimet poetike të Zize Pepshit në

15 November 2026

“Vjeshta Letrare e Gjilanit” vijoi me veprimtarinë e katërt letrare të edicionit të 17-të

Lajme

Nxënësit e Gjilanit mësojnë si të veprojnë

14 November 2026

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e Komunës së Gjilanit, në bashkëpunim me institucionet relevante,

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.