Aktivizohet platforma ngritëse në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë
Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Afrim Dervishi, ka njoftuar se është vënë në funksion platforma ngritëse në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë.
Platforma u mundëson personave me aftësi të kufizuara qasje në bibliotekë dhe në të gjitha hapësirat e Shtëpisë së Kulturës.

Dervishi falënderoi kompaninë “Ejona” për përgjigjen ndaj kërkesës për riparimin e defektit. Ai falënderoi edhe zyrtarët e kësaj drejtorie për gatishmërinë e treguar për të kontribuar në përmirësimin e shërbimeve të saj.

Një falënderim të veçantë Dervishi ia drejtoi Ndërmarrjes Tregtare “DRILONI” për donacionin që mundësoi vënien në funksion të platformës.
