Aplikimi për lejeqëndrim në Kosovë tashmë mund të bëhet online përmes e-Kosovës
Nga sot, shtetasit e huaj që aplikojnë për herë të parë për lejeqëndrim në Republikën e Kosovës mund ta kryejnë këtë procedurë online, përmes platformës shtetërore e-Kosova.
Shërbimi i ri është pjesë e procesit të digjitalizimit të administratës publike dhe synon të lehtësojë procedurat administrative, duke mundësuar aplikim më të thjeshtë dhe qasje më të shpejtë në shërbimet institucionale.
Lidhur me këtë risi, drejtori i Administratës së Përgjithshme në Komunën e Gjilanit, Elbasan Shabani, ka bërë të ditur se aplikimi online mund të realizohet vetëm nga brenda territorit të Republikës së Kosovës, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Aplikimi mund te behet permes linkut ne vijim:
https://ekosova.rks-gov.net/Security?ReturnUrl=%2F744
Sipas tij, përmes shërbimeve të tilla synohet modernizimi i administratës publike dhe krijimi i procedurave më efikase e më të qasshme për qytetarët dhe institucionet.
Aplikimi për herë të parë për lejeqëndrim mund të bëhet përmes platformës e-Kosova, në këtë adresë:
