Përgatitjet hyjnë në fazën më intensive
Sport Club Gjilani njofton opinionin dhe tifozët se, me fillimin e javës, ekipi i parë ka rritur intensitetin e punës në kuadër të fazës përgatitore për sezonin e ri.
Nën drejtimin e stafit teknik, futbollistët do të zhvillojnë nga dy seanca stërvitore në ditë, me synimin për të ngritur nivelin fizik, taktik dhe ekipor për sfidat që na presin në edicionin e ardhshëm.
Faza e përgatitjeve do të vazhdojë në kushte optimale edhe jashtë vendit, pasi më 17 korrik ekipi do të udhëtojë drejt Bansko, Bullgari, ku do të zhvillojë pjesën e dytë të kampit përgatitor. Gjatë kësaj periudhe janë planifikuar edhe ndeshje kontrolluese, të cilat do t’i shërbejnë stafit teknik për të vlerësuar gjendjen e skuadrës dhe përgatitjen sa më të mirë para fillimit të sezonit.

Sport Club Gjilani mbetet i përkushtuar që, përmes punës intensive dhe përgatitjeve cilësore, ta presë sezonin e ri në nivelin më të lartë të mundshëm.
