Wednesday 7 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

E DHEMBSHME / NDËRRON JETË NË MOSHËN 21-VJEÇARE I RIU NGA GJILANI, LEART MALIQI

GJILAN / DEPUTETI ARBEN MUSTAFA: “KOHA PËR VEPRIM, PËRGJEGJËSI DHE REZULTATE”

GJILAN / BUJAR SELIMI BËHET DOKTOR SHKENCE, Mbron temën e doktoratës në Universitetin e Shkupit

Mbahet punëtoria për hartimin e draft-Rregullores Komunale për Shkollat e Gjilanit

KUVENDI I KOSOVËS VOTON NDRYSHIMET E LIGJIT PËR DHOMAT E SPECIALIZUARA

PDK pranon propozimin e Kurtit, Hamza ndërron ofertën

GJILAN / SPITALI I PËRGJITHSHËM ELIMINON LISTËN E PRITJES PËR NDËRHYRJET ORTOPEDIKE – “Pacientët trajtohen

Në Kamenicë nis fushata ndërgjegjësuese për kancerin e gjirit

PDK: Kërkojmë seancë urgjente për miratimin e ligjit që mbron UÇK-në

Abdixhiku: LDK-ja e di kujt i jep llogari, Kosovës dhe njerëzve të saj

 Një delegacion i WSG University vizitoi UKZ-në
Lajme

Një delegacion i WSG University vizitoi UKZ-në

8 July 2026 0 Comment 5 min read

AA

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan mirëpriti një delegacion nga WSG University në Poloni, të përbërë nga Zëvendësrektorja për Çështje Ndërkombëtare, Prof. Dr. Magdalena Bergman, dhe Prof. Dr. Marzena Noińska-Macińska nga Departamenti i Teknologjisë së Informacionit.

Vizita u zhvillua në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe zgjerimit të aktiviteteve të përbashkëta akademike.

Në kuadër të vizitës,delegacioni u prit në një takim zyrtar nga Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku. Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet dy universiteteve, i cili është zhvilluar me sukses përmes aktiviteteve të ndryshme akademike dhe ndërkombëtare, si dhe për mundësitë e zgjerimit të tij në të ardhmen.

Rektori Dermaku vlerësoi partneritetin me WSG University, duke theksuar se ndërkombëtarizimi mbetet një nga prioritetet kryesore të Universitetit Publik “Kadri Zeka”.

“Bashkëpunimi ynë me WSG University po zhvillohet vazhdimisht dhe po krijon mundësi të reja për studentët dhe stafin tonë akademik. Synimi ynë është që këtë partneritet ta zgjerojmë edhe më tej përmes programeve të përbashkëta të studimit, projekteve ndërkombëtare, mobilitetit akademik dhe aktiviteteve kërkimore që ndikojnë drejtpërdrejt në ngritjen e cilësisë së arsimit të lartë”, u shpreh Rektori Dermaku.

Nga ana e saj, Zëvendësrektorja për Çështje Ndërkombëtare në WSG University, Prof. Dr. Magdalena Bergman, shprehu mirënjohjen për mikpritjen dhe vlerësoi bashkëpunimin me Universitetin Publik “Kadri Zeka”.

“Ne e konsiderojmë Universitetin Publik ‘Kadri Zeka’ një partner të rëndësishëm dhe besojmë se bashkëpunimi ynë ka potencial të madh për t’u zgjeruar. Përmes iniciativave të përbashkëta synojmë të krijojmë më shumë mundësi për studentët dhe stafin e të dy universiteteve, duke ndërtuar ura të qëndrueshme bashkëpunimi në nivel ndërkombëtar”, tha Prof. Dr. Bergman.

Delegacioni i WSG University, zhvilloi një takim të veçantë me dekanët e fakulteteve dhe stafin akademik, ku u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në nivel fakultetesh. Fokus i veçantë iu kushtua krijimit të programeve të përbashkëta studimore, veçanërisht në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, si dhe mundësive për bashkëpunim në fushën juridike dhe shkencave sociale. Gjithashtu u shqyrtuan mundësitë për projekte të përbashkëta kërkimore, publikime shkencore dhe pjesëmarrje në programe ndërkombëtare.

Po ashtu, delegacioni zhvilloi një takim me studentët e Universitetit Publik “Kadri Zeka”, ku prezantoi WSG University, programet e studimit, mundësitë e mobilitetit akademik, projektet e përbashkëta dhe thirrjet e reja që do të ofrohen në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet dy universiteteve. Studentët patën mundësinë të parashtrojnë pyetje dhe të informohen mbi mundësitë për studim, shkëmbim akademik dhe pjesëmarrje në projekte ndërkombëtare.

Universitetit Publik “Kadri Zeka” dhe WSG University do të vazhdojnë të bashkëpunojnë për të zgjeruar partneritetin e tyre strategjik, duke krijuar mundësi të reja për zhvillimin e arsimit, kërkimit shkencor dhe ndërkombëtarizimit në dobi të studentëve dhe stafit akademik të të dy institucioneve.





Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

E DHEMBSHME / NDËRRON JETË NË MOSHËN

7 October 2026
Lajme

GJILAN / DEPUTETI ARBEN MUSTAFA: “KOHA PËR

7 October 2026
Kulturë

Qefsere Ismajli, mërgimtarja që pasqyron jetën e

7 October 2026
Futboll

FIFA zyrtarizon ngritjen historike të Kosovës

7 October 2026
RELATED Stories for you
Lajme

U mbajt takim informues me studentët e

6 October 2026

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike organizoi takim orientues me studentët e vitit të parë, me

Lajme

UKZ mirëpriti studentët në fillimin e Vitit

1 October 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan hapi sot zyrtarisht Vitin e Ri Akademik 2026/2027,

Lajme

UKZ organizon pritjen solemne të studentëve për

30 September 2026

GJILAN, 29 Shtator 2026 – Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të organizojë

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.