Bujanoc: Nis ndërtimi i dy projekteve rrugore, jetike për banorët e Malësisë Bujanocit – lajmi i mirë për Bajram
Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka njoftuar nisjen e dy projekteve të rëndësishme infrastrukturore në prag të festës së Kurban Bajramit.
Projekti i parë ka të bëjë me ndërtimin e rrugës Breznicë–Muhoc, një kërkesë e kahmotshme e banorëve të Malësisë së Bujanocit. Rruga konsiderohet me rëndësi të veçantë për përmirësimin e infrastrukturës dhe lidhjen e zonave malore.
Projekti i dytë do të realizohet në Tërnoc, ku do të ndërtohet një rrugë përgjatë shtratit të lumit. Ajo do të lidhë dy urat kryesore të fshatit – urën te stadiumi dhe urën pranë xhamisë së Strukarëve – duke lehtësuar qarkullimin dhe lidhjen ndërmjet lagjeve.
Sipas komunës, të dy projektet pritet të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe qarkullimit për qytetarët e Bujanocit.
