Kryetari Hyseni, priti fituesen e medaljes së artë në Kampionatin Mesdhetar të Boulingut, Kaula Hazirin
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka prit garuesen e boulingut, Kaula Haziri, e cila ka fituar medaljen e artë në Mastersin e
Kampionatit Mesdhetar të Boulingut, i cili u mbajt në Zapreshiq të Kroacisë.
I pari i Gjilanit, tregoi se nga Zagrebi erdhi lajmi i mrekullueshëm që Kaula Haziri ka shkëlqyer në Kampionatin Mesdhetar të Boullingut 2026.


“Pata kënaqësinë që ta takoj dhe ta uroj përzemërsisht për këtë arritje të madhe, duke i dëshiruar suksese të mëtejshme në karrierën e saj sportive”, tha Hyseni.


Sipas tij medalja e artë e Kaulës, e ka bërë krenar Gjilanin dhe gjithë Kosovën, duke dëshmuar edhe një herë se sportistët tanë janë ambasadorët më të mirë të vendit në arenën ndërkombëtare.
