Flamuri Kombëtar valon në ndërtesën e KKSH-së në Bujanoc, Enkel Rexhepi uron 28 Nëntorin
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, ka përcjellë urimin për Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.
Flamuri Kombëtar shqiptar është ngritur në ndërtesën e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Bujanoc, në shënim të 28 Nëntorit.
Me këtë rast, kryetari i KKSH-së, Enkel Rexhepi, ka uruar shqiptarët kudo që ndodhen për Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, përmes një mesazhi simbolik nga Lugina e Preshevës.
“Valo o flamur, në Luginën tonë!
Nga Lugina, ju urojmë me zemër të gjithë shqiptarëve, kudo që jeni, Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë!
Gëzuar 28 Nëntorin, Lugina ime!”, thuhet në urimin e Enkel Rexhepit.
