73 burra në Kosovë quhen Nëntor, në Gjilan është edhe Nëntor Shaqiri dhe katër të tjerë
Emri simbolik, që lidhet me Festën e Flamurit, mbahet nga 73 burra në Kosovë, ndërsa pesë gra quhen Nëntore.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), 73 burra në Kosovë mbajnë emrin Nëntor, një emër simbolik që lidhet me muajin e festave kombëtare shqiptare, veçanërisht me 28 Nëntorin.
Interesant është fakti se numri i personave me këtë emër ka mbetur i njëjtë edhe krahasuar me vitin e kaluar, që do të thotë se gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë fëmijë i ri me emrin Nëntor.
Numri më i madh i burrave me këtë emër është në Gjakovë, ku janë 18 persona, ndërsa në Prishtinë janë 16 dhe në Prizren 8.
Në Gjilan dhe Pejë figurojnë nga pesë persona me këtë emër. Në mesin e tyre në Gjilan është edhe Nëntor Shaqiri, ndërsa katër të tjerë po ashtu mbajnë këtë emër simbolik.
Gllogoci dhe Rahoveci kanë nga katër persona me emrin Nëntor, ndërsa Suhareka dhe Malisheva nga tre.
Në Mitrovicë janë dy persona, kurse në Istog, Skenderaj, Shtime, Ferizaj dhe Vushtrri figuron nga një person me këtë emër.
Ndërkohë, sipas të dhënave të ASK-së, në Kosovë janë edhe pesë gra që mbajnë emrin Nëntore. Dy prej tyre janë në Prizren, dy në Suharekë dhe një në Istog./Burimi, Mediafokus
