NPL “Tregu” SH.A. Gjilan uron 28 Nëntorin: Qoftë gjithmonë e gjallë dashuria për atdheun dhe flamurin
Administrata e NPL “Tregu” SH.A. Gjilan ka përcjellë urimet për festën e 28 Nëntorit, duke i uruar qytetarëve paqe, unitet, krenari dhe mbarësi.
Administrata e NPL “Tregu” SH.A. Gjilan ka uruar qytetarët për festën e 28 Nëntorit – Ditën e Flamurit, me mesazhe për paqe, unitet, krenari dhe mbarësi.
Në urimin e publikuar, kjo ndërmarrje ka theksuar rëndësinë e dashurisë për atdheun, flamurin dhe vlerat kombëtare.
“Qoftë gjithmonë e gjallë dashuria për atdheun, flamurin dhe vlerat tona kombëtare!”, thuhet në urimin e NPL “Tregu” SH.A. Gjilan, me rastin e festës së 28 Nëntorit.
