Mbledhja e Komisionit për Integrim Evropian
Komisioni për Integrim Evropian u mblodh sot serish nën drejtimin e zëvendëskryetares Liza Gashi, për të shqyrtuar Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2027.
Zëvendëskryetarja Gashi bëri të ditur Komisioni nuk ka pranuar ndonjë kërkesë nga organizatat buxhetore për raportim lidhur me ndryshimet e propozuara apo nevojat konkrete buxhetore që ndërlidhen me fushëveprimin e tij.
Në këtë drejtim, u vlerësua se Komisioni nuk ka ndonjë propozim konkret për t’ia përcjellë komisionit funksional dhe pas diskutimeve e mbështeti projektligjin.
