Thursday 26 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Gjilani, komuna e dytë në nivel vendi për mbështetjen financiare për familjet strehuese

Kuvendi i Gjilanit miraton Planin Operativ Emergjent dhe vendime të tjera në seancën e dhjetë

Kosova triumfon bindshëm ndaj Belgjikës dhe siguron gjysmëfinalen e “IHF Nations Trophy”

Në vigjilje të 28 nëntorit – Ditës së Flamurit, “VJESHTA LETRARE E GJILANIT” VLERËSON POEZINË

Mbledhja e Komisionit për Integrim Evropian

Komuna e Gjilanit mbështet 1,084 fermerë me subvencione në vlerë prej 171,200 euro.

Nisin konsultimet për formimin e koalicionit në KKSH

Kuvendi Komunal i Vitisë shqyrton disa çështje me rëndësi në mbledhjen e XI të rregullt

Bujar Nevzati ngre një sërë shqetësimesh në Kuvendin Komunal të Gjilanit: Ambulanca, punimet infrastrukturore dhe

“Fëmijët për flamurin” – Shtëpia e Kulturës në Kamenicë mbushet me ngjyrat kuq e zi

 Kuvendi i Gjilanit miraton Planin Operativ Emergjent dhe vendime të tjera në seancën e dhjetë
Lajme

Kuvendi i Gjilanit miraton Planin Operativ Emergjent dhe vendime të tjera në seancën e dhjetë

26 November 2026 0 Comment 5 min read

AA

Seanca e udhëhequr nga Krenare Latifi-Kqiku përfshiu edhe subvencionimin e familjeve strehuese, raportin e KKSB-së dhe diskutimet për kompensimin e shujtave të shërbyesve civilë.

Gjilan, 26 nëntor 2026 – Kuvendi i Komunës së Gjilanit, në seancën e dhjetë për këtë vit, të udhëhequr nga kryesuesja Krenare Latifi-Kqiku, ka miratuar unanimisht Planin Operativ Emergjent me anekset funksionale, të cilin e ka prezantuar dhe arsyetuar drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Enver Shabani.

Shabani ka theksuar se Plani Operativ Emergjent është në harmoni me legjislacionin në fuqi, Planin e Reagimit Kombëtar dhe Statutin e Komunës së Gjilanit, ndërsa synon forcimin e kapaciteteve institucionale për përgatitje, koordinim dhe reagim në situata emergjente.

Në këtë seancë, kuvendarët kanë miratuar edhe propozim-vendimin për subvencionimin e familjeve strehuese, të prezantuar nga drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Mimoza Kadriu, si dhe vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për zëvendësimin e një anëtari në Këshillin Komunal për Vlerësimin e Meritave Historike e Shoqërore.

Po ashtu, është prezantuar raporti i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), nga drejtori Enver Shabani.

Ndërkohë, nga rendi i ditës është hequr propozim-vendimi për plotësimin dhe ndryshimin e vendimit të KKSB-së, për përfshirjen e një anëtari të ri, si dhe propozim-vendimi për kompensimin e shujtave për shërbyesit civilë.

Lidhur me këtë të fundit, Kuvendi ka miratuar formimin e një komisioni, të përbërë nga përfaqësues të të gjitha grupeve politike, i cili, në bashkëpunim me drejtorin për Buxhet dhe Financa, Avdyl Kastrati, do të konkretizojë çështjet përkatëse, përfshirë numrin e shërbyesve civilë përfitues dhe përcaktimin e kodit buxhetor nga i cili do të sigurohen mjetet, me qëllim të hartimit të një vendimi të përshtatshëm dhe të zbatueshëm.

Në kuadër të fushatës “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”, kryesuesja e Kuvendit, Krenare Latifi-Kqiku, ka theksuar se kjo fushatë nuk duhet të mbetet vetëm aktivitet simbolik, por të shndërrohet në angazhim të përditshëm të secilit, duke nënvizuar rolin e institucioneve lokale në parandalimin e dhunës dhe mbrojtjen e viktimave.

Mesazhe në kuadër të kësaj fushate kanë adresuar edhe drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Mimoza Kadriu, si dhe përfaqësueset e grupeve politike në Kuvend, Albulena Hajdari (VV) dhe Gresa Avdiu (LDK).

Në debat, me pyetje, propozime dhe rekomandime kanë kontribuar edhe kuvendarët Kushtrim Kadriu, Shpend Nuhiu, Gentrit Murseli, Sami Ahmeti, Bekim Salihu, Muhadin Haziri, Albulena Hajdari, Gresa Avdiu, Fatos Ramadani, Artan Cani, Malikie Hoxha, Arbër Ismajli, Lirëse Kosumi, Burhan Isufi dhe Besnik Shala.

Për çështjet e ngritura nga kuvendarët janë përgjigjur drejtorët komunalë Isa Agushi, Mimoza Kadriu, Elbasan Shabani, Kushtrim Ibrahimi, Avdyl Kastrati dhe Enver Shabani.

Në këtë seancë, betimin e ka dhënë edhe anëtari më i ri i Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Adnan Syla, i cili zëvendëson Naser Arifin nga GUXO.

Seanca e dhjetë e Kuvendit të Komunës së Gjilanit është transmetuar drejtpërdrejt, përmes livestream-it në faqen zyrtare të Komunës në Facebook.

Share This:

Tags: Gjilan KK Gjilan
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Gjilani, komuna e dytë në nivel vendi

26 November 2026
Lajme

Kuvendi i Gjilanit miraton Planin Operativ Emergjent

26 November 2026
Lajme

Kosova triumfon bindshëm ndaj Belgjikës dhe siguron

26 November 2026
Lajme

Në vigjilje të 28 nëntorit – Ditës

26 November 2026
RELATED Stories for you
Lajme Shëndeti

Gjilani, komuna e dytë në nivel vendi

26 November 2026

Gjilan, 26 nëntor 2026 – Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Gjilan, Mimoza

Lajme

Komuna e Gjilanit mbështet 1,084 fermerë me

26 November 2026

Komuna e Gjilanit, përmes Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari, ka realizuar sot shpërndarjen e

Lajme

Kushtrim Jakupi largohet nga drejtimi i Shkollës

26 November 2026

Pas 14 vitesh në krye të Shkollës së Muzikës në Gjilan, Kushtrim Jakupi ka

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.