Friday 27 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

73 burra në Kosovë quhen Nëntor, në Gjilan është edhe Nëntor Shaqiri dhe katër të

UKZ zgjeron bashkëpunimin ndërkombëtar me dy universitete në Turqi

Sokol Haliti shpreh ngushëllime për vdekjen e shkrimtarit dhe gazetarit Jonuz Fetahaj

Alban Hyseni viziton FSK-në në Ditën e Forcës: Krenarë me ju, krenarë me Kosovën!

NPL “Tregu” SH.A. Gjilan uron 28 Nëntorin: Qoftë gjithmonë e gjallë dashuria për atdheun dhe

Topanicë, Kamenicë: Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare Idriz Ramiz Zubaku

Ohër: Begaj takon Presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Shqipëria mbështet statusin kandidat të Kosovës në

Anila Aliu, krenaria e Gjilanit, nis një kapitull të ri në universitetin amerikan

Gjilani, komuna e dytë në nivel vendi për mbështetjen financiare për familjet strehuese

Kuvendi i Gjilanit miraton Planin Operativ Emergjent dhe vendime të tjera në seancën e dhjetë

 UKZ zgjeron bashkëpunimin ndërkombëtar me dy universitete në Turqi
Lajme

UKZ zgjeron bashkëpunimin ndërkombëtar me dy universitete në Turqi

27 November 2026 0 Comment 5 min read

AA

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka nënshkruar dy marrëveshje bashkëpunimi me dy institucione të arsimit të lartë në Turqi, Universitetin Aydın dhe Universitetin Nişantaşı të Stambollit, duke krijuar mundësi të reja për mobilitet akademik, shkëmbim studentësh dhe stafi, kërkim shkencor dhe zhvillim të programeve të përbashkëta akademike.

Në përfundim të vizitës zyrtare në Turqi, Rektorja e Universitetit Publik “Kadri Zeka”, znj. Fitore Malaj, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Aydın, në kuadër të programit Erasmus+ KA171, si dhe Memorandum Mirëkuptimi me Universitetin Nişantaşı të Stambollit.

Marrëveshja me Universitetin Aydın synon zhvillimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve përmes mobilitetit akademik dhe shkëmbimit të studentëve, në kuadër të një projekti të ri bashkëpunimi Erasmus+ KA171.

Ky partneritet krijon mundësi për studentët dhe stafin e Universitetit Publik “Kadri Zeka” që të përfitojnë nga përvojat ndërkombëtare, shkëmbimi i njohurive dhe zhvillimi profesional e akademik.

Ndërkaq, Memorandumi i Mirëkuptimit me Universitetin Nişantaşı të Stambollit, përcakton një kornizë më të gjerë të bashkëpunimit institucional në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.

Memorandumi parasheh bashkëpunim në projekte kërkimore dhe zhvillimore, shkëmbim studentësh, profesorësh, personeli akademik dhe administrativ, shkëmbim të publikimeve akademike, teksteve dhe materialeve shkencore, si dhe organizim të përbashkët të konferencave dhe simpoziumeve shkencore.

Po ashtu, marrëveshja përfshin shkëmbimin e përvojave në mësimdhënie, zhvillimin e programeve arsimore dhe inovacioneve në procesin mësimor, realizimin e hulumtimeve të përbashkëta në fusha me interes të ndërsjellë, përgatitjen dhe botimin e materialeve shkencore e metodike, pjesëmarrjen në programe ndërkombëtare dhe shkëmbimin e informacionit për aktivitete e konferenca ndërkombëtare.

Një ndër mundësitë e rëndësishme që parasheh Memorandumi është edhe inicimi i një programi të përbashkët me diplomë të dyfishtë në nivelin bachelor, si dhe krijimi i mundësive për studime në të dy vendet për studentët e nivelit master dhe të diplomuarit, përfshirë shkëmbimin e praktikantëve.

Marrëveshja përcakton gjithashtu bashkëpunimin në përmirësimin e metodologjisë së procesit arsimor dhe zbatimin e standardeve të avancuara ndërkombëtare në arsimin e lartë, si dhe mbrojtjen e ndërsjellë të të drejtave të pronësisë intelektuale që rrjedhin nga aktivitetet e përbashkëta.

Bashkëpunimi do të zhvillohet përmes programeve të veçanta të punës, të cilat do të përcaktojnë fushat konkrete të aktiviteteve, koordinatorët, format e shkëmbimit dhe aspektet financiare. Realizimi i iniciativave dhe projekteve do të varet nga sigurimi i burimeve financiare, ndërsa të dy universitetet do të angazhohen për të kërkuar mbështetje nga institucione dhe fonde publike e ndërkombëtare.

Përmes këtyre dy marrëveshjeve, Universiteti “Kadri Zeka” vazhdon të forcojë ndërkombëtarizimin, të zgjerojë rrjetin e partneriteteve me universitete në Turqi dhe të krijojë mundësi të reja për studentët dhe stafin akademik, duke synuar avancimin e cilësisë së arsimit, kërkimit shkencor dhe zhvillimit institucional

Share This:

Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

73 burra në Kosovë quhen Nëntor, në

27 November 2026
Lajme

UKZ zgjeron bashkëpunimin ndërkombëtar me dy universitete

27 November 2026
Lajme

Sokol Haliti shpreh ngushëllime për vdekjen e

27 November 2026
Lajme

Alban Hyseni viziton FSK-në në Ditën e

27 November 2026
RELATED Stories for you
Lajme

73 burra në Kosovë quhen Nëntor, në

27 November 2026

Emri simbolik, që lidhet me Festën e Flamurit, mbahet nga 73 burra në Kosovë,

Lajme

Sokol Haliti shpreh ngushëllime për vdekjen e

27 November 2026

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka shprehur ngushëllime për familjen Fetahaj, pas

Lajme

Alban Hyseni viziton FSK-në në Ditën e

27 November 2026

Me rastin e Ditës së Forcës, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar Forcën

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.