Monday 6 July 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Talentja nga Gjilani, Ola Emini, botohet në Paris: Eseja e saj prezantohet para lexuesve francezë

Inara Sadiku nga Gjilani fiton teleskopin profesional Celestron në Ditën Ndërkombëtare të Asteroidëve

Haxhiu nga Bondsteel: SHBA ka qenë pranë Kosovës në momentet më përcaktuese të historisë sonë

Humbje në Roganë: Ndërron jetë Ramadan Isa Kryeziu, njeri i respektuar në komunitet

LRF Gjilani nderon me mirënjohje delegatët në pension, Kontributi i tyre mbetet pjesë e historisë

Heroi nga Gjilani shpëton nga mbytja në Golem një 10-vjeçar me Sindromën Down

UKZ dhe Kolegji Universitar “Qiriazi” nisin zbatimin e programit të shkëmbimit të stafit akademik

Pas një çerek shekulli shërbim, pensionohet bibliotekisti, Ibrahim Hyseni

Investim i ri në NPL “Tregu” Sh.A

Shkruan: Heset Zymberi: E ardhmja e Kosovës nuk mund të ndërtohet mbi përçarjet politike

 UKZ dhe DKA-të mbështesin hulumtimet shkencore të studentëve të programit master në Mësimdhënie të Gjuhës Angleze
Lajme

UKZ dhe DKA-të mbështesin hulumtimet shkencore të studentëve të programit master në Mësimdhënie të Gjuhës Angleze

22 May 2026 0 Comment 4 min read

AA

Bartësja e Programit Master “Mësimdhënie e Gjuhës Angleze” në Universiteti Publik “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Teuta Agaj Avdiu, ka zhvilluar takime bashkëpunimi me drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit në komunat e Gjilanit, Kamenicës, Vitisë dhe Ferizajt, me qëllim të mbështetjes së realizimit të hulumtimeve shkencore të studentëve master në shkolla.

Në kuadër të këtyre takimeve u theksua rëndësia e bashkëpunimit institucional për realizimin e hulumtimeve të studentëve në shkollat fillore dhe të mesme, duke krijuar ura bashkëpunimi ndërmjet universitetit dhe institucioneve komunale të arsimit.

Takimet u zhvilluan me Jeton Rexhepi, Drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, Selami Klaiqi, Drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Kamenicë, Arta Ajeti, Drejtoreshë e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Viti, si dhe Afrim Llabjani, Drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Ferizaj.

Gjatë takimeve u diskutua mbi rëndësinë e mbështetjes së kërkimeve shkencore dhe krijimit të kushteve të përshtatshme për realizimin e aktiviteteve hulumtuese të studentëve master, të cilët aktualisht ndodhen në fazën e përgatitjes së temave të diplomës. Hulumtimet e studentëve përfshijnë aktivitete të ndryshme kërkimore në mjedise shkollore, si vëzhgime në klasë, anketa, intervista me mësimdhënës dhe forma të tjera të mbledhjes së të dhënave, varësisht nga natyra e temave kërkimore.

Prof. Asoc. Dr. Teuta Agaj Avdiu theksoi se të gjitha aktivitetet do të realizohen në përputhje me standardet etike të kërkimit shkencor, duke garantuar pjesëmarrje vullnetare, ruajtje të konfidencialitetit dhe mosndërhyrje në procesin e rregullt mësimor.

Universiteti Publik “Kadri Zeka” falënderon drejtorët komunalë të arsimit për gatishmërinë, mirëkuptimin dhe mbështetjen e ofruar në funksion të avancimit të kërkimit shkencor dhe zhvillimit profesional të studentëve.

Share This:

Tags: DKA UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Kulturë

Talentja nga Gjilani, Ola Emini, botohet në

6 July 2026
Futboll

Haaland shkëlqen me dopietë, Norvegjia eliminon Brazilin

6 July 2026
Arte Pamore

Premierë madhështore në Operën e Kosovës –

5 July 2026
Featured

Inara Sadiku nga Gjilani fiton teleskopin profesional

5 July 2026
RELATED Stories for you
Lajme

UKZ dhe Kolegji Universitar “Qiriazi” nisin zbatimin

4 July 2026

Në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit të nënshkruar vitin e kaluar ndërmjet Universitetit Publik

Lajme

UKZ hap konkursin për pranimin e studentëve

29 June 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka hapur konkursin për pranimin e studentëve të

Lajme

UKZ dhe Instituti i Historisë “Ali Hadri”

23 June 2026

Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Konferencës Shkencore me temën “Flaka e Janarit:

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.