Drita merr një fitore komode në udhëtim ndaj Prishtinës së Re
Drita ka triumfuar me rezultat 2-0 në udhëtim ndaj Prishtinës së Re në kuadër të javës së 14-të në elitën e futbollit kosovar.
Mysafirët e nisën më mirë ndeshjen ku si rrjedhojë ia dolën që eventualisht të gjejnë edhe golin e epërsisë.
Për të kaluar Dritën në epërsi u përkujdes Rron Broja i cili në minutën e 24-të realizoi për rezultatin 1-0.
Me epërsi minimale të mysafirëve u mbyllën 45 minutat e para të kësaj sfide.

Të besuarit e Zekirija Ramadanit me të filluar pjesa e dytë gjetën edhe golin e dytë i cili bëri që vendasit të dorëzohen praktikisht.
Autor i tij ishte Kristal Abazaj i cili realizoi në minutën e 54-të për rezultatin 2-0, që në fund doli të ishte epilogu përfundimtar i takimit.
Me këtë fitore Drita shkon në kuotën e 23 pikëve dhe aktualisht mban pozitën e tretë në tabelë me 23 pikë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar, atë ndaj Prishtinës.
