Thursday 6 August 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet Prof. Asoc. Dr. Nerxhivane Krasniqi

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në një kantier ndërtimi në Slloveni

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja: Mospërputhja mes aftësive dhe kërkesave të tregut, sfida

RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të hënën priten stuhi të forta, aktivitet i fuqishëm

Mbyllet me spektakël Turneu Masiv “Rogana 2026”, Mishtorja Ardi-K shpallet kampione

E rëndë: Mërgimtari 19-vjeçar humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua pranë Milanos

Kolona në Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje në Kosovë shkojnë deri në 50 minuta

Pse mbi 10 mijë njerëz ndoqën fluturimin e një aeroplani?

Njoftim nga Policia e Kosovës rreth një shkrese (e-mail) me përmbajtje mashtrimi

 Pak nga jeta, veprimtaria dhe krijimtaria e tragjikut antik, Euripidi
Uncategorised

Pak nga jeta, veprimtaria dhe krijimtaria e tragjikut antik, Euripidi

19 June 2025 0 Comment 4 min read

AA

Thonë se, kur lindi Euripidi (485 para e.r.), Eskili luftonte kundër persëve në Salaminë, ndërsa Sofokliu ishte një djalosh i ri.

Ai rridhte nga një familje e thjeshtë (Aristofani p. sh., përmend Klitonë, të ëmën e tragjedianit, si një shitëse zarzavatesh)!

Jetoi në epokën e artë të Perikliut, në kohën e lulëzimit të letërsisë dhe të arteve, duke u bërë edhe vet shprehës dhe shenjë e asaj epoke.

Idetë e reja që nisën të shfaqeshin, sidomos ato të sofistëve, zënë vend në veprën e vet. Fryma kritike, polemizuese, ironia janë mishërim i shqëtësimeve nga problematika e kohës dhe japin atmosferën e diskutimit publik të atëhershëm. Në veprat e veta ai paraqiti njerëz të zakonshëm që veprojnë në situata të jashtëzakonshme.

Euripidi shkroi gjithsej 92 drama ose 23 tetralogji. Megjithatë, biografët e tij kanë regjistruar 78 vepra dramatike. Prej tij kanë ardhur deri në ditët e sotme 18 tragjedi të plota (“Alkesta”, “Andromaka”, “Bakët,” “Hekuba”, “Helena”, “Elektra”, “Heraklidët”, “Herkuli i zemëruar”, “Lutëset”, “Hipoliti”, “Ifigjenia në Aludidë”, “Ifigjenia në Tauridë”, “Joni”, “Medea”, “Oresti”, “Resi”, “Trojanët”, “Vrasëset”), dy tragjedi fragmentare (“Arkelau”, “Belerofonti”) dhe një dramë satirike (“Ciklopi”).

Euripidi ishte një figurë shumëplanëshe: përveç dramaturgjisë, ai u mor me pikturë, filozofi, poezi, muzikë dhe dashuronte detin. Ai ishte tip i mbyllur dhe kishte pak miq, por të rëndësishëm.

Admironte Demokritin, Heraklitin, kurse ndiqte bisedat filozofike të Anaksagorës, Prodikut dhe ishte mik i Protagorës, ndërsa me Sokratin e lidhi një miqësi e gjatë. Idetë e veta politike nuk i shfaqi drejtpërdrejtë por nëpërmjet veprës së vet.

Në jetën private provoi shumë pikëllime. Gruan e parë, Kerinën, e ndau për imoralitet. Por gruaja e dytë, Melitoja, ishte më imorale se sa e para dhe e braktisi vet. Kishte katër djem nga të cilët njëri iu vra.

Pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Athinë. Megjithëse prania e tij në skenë zgjati pesë dekada, vetëm katër herë fitoi vendin e parë.

Vitet e fundit i kaloi në Maqedoni, pranë pallatit mbretëror të mbretit artdashës Arkelaut, prej të cilit pranoi shumë nderime.

Euripidi vdiq aksidentalisht më 406 para e. r. Sipas një legjende, tek po ecte rrugës, një lukuni qensh iu vërsul dhe nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të kafshimeve.

Arkelau i ngriti një varr madhështor dhe nuk pranoi t’ua kthente athinasve eshtrat e tij. Megjithatë, edhe athinasit e nderuan duke i ngritur një cenotaf të madh dhe një shtatore bakri

Share This:

Tags: Antika Greke Aristofani Eskili Euripidi Sofokliu
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”:

31 July 2026
Lajme

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet

27 July 2026
Lajme

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në

27 July 2026
Lajme

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja:

26 July 2026
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.