Wednesday 4 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Rektorja e UKZ-së priti mësimdhënësit nga PH Zug në kuadër të javës së studimit në

Kryetari Haliti priti kryetarin e Havzës në provincën e Samsunit në Turqi, diskutuan për bashkëpunim

Gjilan: Ekipet e NPL “TREGU” pastrojnë sheshet e nga gjethet e vjeshtës

Qeveria planifikon 15 milionë euro për blerjen e ambasadave

Nga dita e hënë qytetarët mund të pajisen me identitet elektronik

Ndodh “çmenduria”, Manchester United rikthehet në fund dhe përmbys rezultatin ndaj Romës

PDK Gjilan: “Kishnapola meriton kujdes, jo braktisje” – Kërkohet rikthimi i menjëhershëm i ambulancës

DSHMS Gjilan, Mimoza Kadriu, drejtoreshë: “Nuk po mbyllet ambulanca në Kishnapolë, është vetëm ndërprerje e

Komuna e Vitisë vazhdoi mbështetjen për fermerët, shpërndau 47 mekanizma bujqësorë

Shiroka Pula dhe Kurti bëjnë homazhe në 37-vjetorin e rënies së Afrim Zhitisë dhe Fahri

 Rektorja e UKZ-së priti mësimdhënësit nga PH Zug në kuadër të javës së studimit në Gjilan
Lajme

Rektorja e UKZ-së priti mësimdhënësit nga PH Zug në kuadër të javës së studimit në Gjilan

4 November 2026 0 Comment 6 min read

AA

Rektorja e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, znj. Fitore Malaj, së bashku me ekipin e saj, priti në takim një delegacion të mësimdhënësve, të cilët punojnë në shkollat e Zvicrës, të kryesuar nga znj. Shpresa Jashari, pedagoge dhe hulumtuese në Universitetin e Edukimit të Mësuesve të Zugut, që po realizohet në kuadër të bashkëpunimit të dy institucioneve UKZ dhe PH Zug Zvicër.

Me këtë rast, Rektorja Malaj u dëshiroi mirëseardhje mysafirëve, duke shprehur kënaqësinë për vizitën dhe për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

Ajo theksoi se Universiteti Publik “Kadri Zeka” i kushton rëndësi të veçantë zgjerimit të bashkëpunimeve ndërkombëtare, veçanërisht në fushën e arsimit, përfshirjes dhe shkëmbimit të përvojave profesionale.

Rektorja Malaj theksoi se një bashkëpunim i tillë ka rëndësi të veçantë jo vetëm në aspektin akademik, por edhe në atë kulturor e njerëzor, duke pasur parasysh lidhjet e veçanta ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.

“Universiteti ynë ka nevojë të vazhdojë të ndërtojë dhe të fuqizojë ura bashkëpunimi me institucione ndërkombëtare, duke promovuar gjithëpërfshirjen, shkëmbimin e praktikave të mira dhe ruajtjen e traditave e të identitetit tonë kulturor. Zvicra ka qenë një vend mik që e ka mbështetur Kosovën edhe në periudhat më të vështira, përfshirë kohën e luftës. Prandaj, bashkëpunimi me institucionet zvicerane ka për ne një vlerë të veçantë dhe dëshirojmë që këto marrëdhënie të zhvillohen edhe më tej, në dobi të arsimit dhe të gjeneratave të reja”, u shpreh Rektorja Malaj.

Nga ana e tyre, mësimdhënësit nga Zvicra falënderuan Rektoren Malaj për pritjen, duke vlerësuar mundësinë për të qenë pjesë e këtij bashkëpunimi. Ata theksuan se shkëmbimi i përvojave ndërmjet mësimdhënësve nga Kosova dhe Zvicra krijon mundësi të rëndësishme për zhvillim profesional, njohje të qasjeve të ndryshme pedagogjike dhe forcim të lidhjeve ndërmjet dy komuniteteve arsimore.

Gjatë kësaj jave, mësimdhënësit nga Zvicra, në bashkëpunim me kolegët e tyre nga Gjilani, po ndajnë përvoja, ide dhe praktika mësimore përmes punëtorive, diskutimeve profesionale, vizitave shkollore dhe ligjëratave akademike në UKZ. Këto aktivitete synojnë shkëmbimin profesional dhe kulturor ndërmjet dy sistemeve arsimore.

Në këtë edicion të javës së studimit, në qendër të programit është vëzhgimi kolegial, përmes të cilit mësimdhënësit zviceranë vizitojnë kolegët e tyre kosovarë në shkolla dhe përcjellin nga afër procesin mësimor në klasë. Kjo qasje krijon hapësira për reflektim të përbashkët mbi metodologjitë e mësimdhënies, qasjet pedagogjike dhe ndërveprimin me nxënësit, duke synuar ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme profesionale. 

Përveç vëzhgimit kolegial, programi përfshin edhe punëtori tematike, diskutime profesionale, prezantime studimore dhe aktivitete kulturore, të cilat realizohen në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet stafit të UKZ-së dhe kolegëve nga PH Zug. Z. Betim Berisha prezantoi temën “Universiteti Publik “Kadri Zeka” bashkëpunimet, mobiliteti dhe praktikat më të mira ndërkombëtare”, znj. Kosovare Rahimi, paraqiti temën “Praktikat pedagogjike të mësimdhënësve në shkollat e Kosovës  nga përgatitja universitare deri te përvoja në shkollë”, si dhe Amira McNeil, me temën “Përvojat pedagogjike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Aktivitetet e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Edukimit të Mësuesve të Zugut (PH Zug), Zvicër, dhe Universitetit Publik “Kadri Zeka” realizohen në kuadër të bashkëpunimit të dy institucioneve UKZ dhe PH Zug, me synim nxitjen e shkëmbimit profesional dhe ndërkulturor ndërmjet mësimdhënësve nga Kosova dhe Zvicra.

Share This:

Tags: Gjilan UKZ
Previous post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Rektorja e UKZ-së priti mësimdhënësit nga PH

4 November 2026
Futboll

Derbi me fitore, kryesim dhe incidente: Drita

4 November 2026
Lajme

Kryetari Haliti priti kryetarin e Havzës në

4 November 2026
Lajme

Gjilan: Ekipet e NPL “TREGU” pastrojnë sheshet

4 November 2026
RELATED Stories for you
Kulturë Muzikë

Alika Ajeti nga Gjilani shkëlqen në “Akordet

4 November 2026

GJILAN – Alika Ajeti ishte e vetmja përfaqësuese nga Gjilani që mori pjesë në

Lajme Shëndeti

DSHMS Gjilan, Mimoza Kadriu, drejtoreshë: “Nuk po

3 November 2026

Gjilan, 03.11.2026 – Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Gjilan, Mimoza Kadriu, ka

Lajme

Vazhdojnë reagimet për ambulancën në Kishnapolë –

3 November 2026

Gjilan, 04.11.2026 – Bujar Nevzadi, këshilltar komunal nga PDK në Gjilan, i është përgjigjur

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.