Wednesday 4 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Qeveria planifikon 15 milionë euro për blerjen e ambasadave

Nga dita e hënë qytetarët mund të pajisen me identitet elektronik

Ndodh “çmenduria”, Manchester United rikthehet në fund dhe përmbys rezultatin ndaj Romës

PDK Gjilan: “Kishnapola meriton kujdes, jo braktisje” – Kërkohet rikthimi i menjëhershëm i ambulancës

DSHMS Gjilan, Mimoza Kadriu, drejtoreshë: “Nuk po mbyllet ambulanca në Kishnapolë, është vetëm ndërprerje e

Komuna e Vitisë vazhdoi mbështetjen për fermerët, shpërndau 47 mekanizma bujqësorë

Shiroka Pula dhe Kurti bëjnë homazhe në 37-vjetorin e rënies së Afrim Zhitisë dhe Fahri

Filharmonia e Kosovës përmbyll festivalin ReMusica me një koncert të veçantë

Vazhdojnë reagimet për ambulancën në Kishnapolë – Këshilltari i PDK-së Bujar Nevzadi: “Zonja Drejtoreshë, mos

Rreth 4 mijë raste me kancer në Kosovë vetëm gjatë 2025-ës

 Qeveria planifikon 15 milionë euro për blerjen e ambasadave
Lajme

Qeveria planifikon 15 milionë euro për blerjen e ambasadave

4 November 2026 0 Comment 9 min read

AA

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) është planifikuar të ketë buxhet prej 57 milionë e 978 mijë e 666 eurosh në vitin 2027, sipas projektbuxhetit.

Buxheti është miratuar vetëm në Qeveri. Duhet të kalojë edhe nëpër komisione parlamentare dhe të miratohet në dy lexime në Kuvendin e Kosovës.

Nga kjo shumë, 18 milionë e 995 mijë euro janë paraparë për investime kapitale, ndërsa pjesa tjetër për paga dhe shtesa, mallra dhe shërbime, shpenzime komunale dhe subvencione e transfere.

Një ndër projektet me ndarjen më të madhe buxhetore është “Blerja e Ambasadave”, për të cilin janë paraparë 15 milionë euro në vitin 2027. Megjithatë, këto mjete nuk janë investim i ri. Sipas tabelës së projekteve kapitale, 15 milionë eurot figurojnë në kolonën “Vazhdim nga 2026”, ndërsa në kolonën “Të reja për 2027” nuk është paraparë asnjë shumë.

Në të njëjtën tabelë, për këtë projekt figurojnë 20 milionë e 340 mijë e 981 euro shpenzime deri në vitin 2026. Për vitet 2028 dhe 2029 janë paraparë nga 15 milionë euro të tjera, ndërsa vlera e përgjithshme e projektit është 65 milionë e 340 mijë e 981 euro.

Projektbuxheti nuk specifikon se cilat ambasada apo në cilat shtete planifikohet të blihen objektet.

Deri më tani, Kosova ka blerw objektet e ambasadave në Washington (SHBA), Mbretërinë e Bashkuar, Kroaci dhe Senegal, si dhe objektin e Konsullatës në Strasburg të Francës.

Ndërkaq, sipas deklarimit të kryeministrit Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë më 23.10.2024, procesi i blerjes së objekteve për ambasadat e Kosovës ishte në zhvillim edhe në pesë shtete të tjera: Itali, Turqi, Francë, Gjermani dhe Kanada.

Përveç blerjes së ambasadave, dy milionë euro janë paraparë për renovimin e objekteve të ambasadave aktuale. Edhe kjo shumë figuron si vazhdim i projektit nga viti 2026, ndërsa për vitet 2028 dhe 2029 janë paraparë nga dy milionë euro të tjera.

Në investimet kapitale për ambasadat janë përfshirë edhe 300 mijë euro për vetura dhe 200 mijë euro për mobilie në objektet e ambasadave. Edhe këto mjete janë paraqitur si vazhdim i projekteve nga viti 2026.

Në total, programi i ambasadave ka buxhet prej 45 milionë e 595 mijë e 692 eurosh për vitin 2027. Prej tyre, 6 milionë e 961 mijë e 861 euro janë për paga dhe shtesa, 20 milionë e 494 mijë e 280 euro për mallra dhe shërbime, 639 mijë e 551 euro për shpenzime komunale dhe 17 milionë e 500 mijë euro për investime kapitale.

Nga 57 milionë e 978 mijë e 666 eurot e planifikuara për MPJD-në, 9 milionë e 328 mijë e 835 euro janë ndarë për paga dhe shtesa.

Për mallra dhe shërbime janë paraparë 26 milionë e 744 mijë e 280 euro, për shpenzime komunale 910 mijë e 551 euro, ndërsa për subvencione dhe transfere dy milionë euro.

Investimet kapitale përbëjnë 18 milionë e 995 mijë euro të buxhetit të ministrisë.

Sipas projektbuxhetit, MPJD-ja planifikon t’i ketë 389 punonjës gjatë vitit 2027.

Afro 1.5 milion euro për investime në administratën qendrore

Për investime kapitale në administratën qendrore të MPJD-së janë planifikuar 1 milion e 495 mijë euro.

Në këtë shumë përfshihen 500 mijë euro për projektin “Sistemi i Sigurisë së Komunikimit për MPJ dhe Misionet Diplomatike”.

Për pajisje teknologjike janë paraparë 300 mijë euro, për pajisje me softuer 200 mijë euro, për mobilie 115 mijë euro dhe për vetura të administratës 100 mijë euro.

Ndërkaq, 250 mijë euro janë planifikuar për meremetimin e objektit, rregullimin e tarrasave dhe oborrit të MPJD-së.

Të gjitha këto mjete janë paraqitur në tabelën e projekteve kapitale si vazhdim nga viti 2026, pa ndarje për projekte të reja në vitin 2027.

Projekti për sistemin e sigurisë së komunikimit ka vlerë të përgjithshme prej 3 milionë e 500 mijë eurosh, ndërsa për vitet 2028 dhe 2029 janë paraparë nga 1.5 milion euro për këtë projekt.

Buxheti për Akademinë Diplomatike dhe departamentet

Në kuadër të MPJD-së, Akademia Diplomatike është planifikuar të ketë buxhet prej 180 mijë e 874 eurosh. Prej kësaj shume, 80 mijë e 874 euro janë për paga dhe shtesa, ndërsa 100 mijë euro për mallra dhe shërbime. Për këtë program janë paraparë tetë punonjës.

Për departamentet programore të MPJD-së janë ndarë 2 milionë e 123 mijë e 154 euro, përfshirë 973 mijë e 154 euro për paga dhe shtesa dhe 1 milion e 150 mijë euro për mallra dhe shërbime. Ky program parasheh 85 punonjës.

Ndërkaq, programi i Shërbimeve të Administratës ka buxhet prej 6 milionë e 678 mijë e 946 eurosh dhe parasheh 122 punonjës.

Në këtë program përfshihen 1 milion e 312 mijë e 946 euro për paga dhe shtesa, 1 milion e 600 mijë euro për mallra dhe shërbime, 271 mijë euro për shpenzime komunale, dy milionë euro për subvencione dhe transfere dhe 1 milion e 495 mijë euro për investime kapitale.

Në tabelën buxhetore figuron edhe programi “Shërbimet e Konsulencës”, me ndarje prej 3 milionë e 400 mijë eurosh për vitin 2027.

Objektivat e politikës së jashtme

Në dokumentin e objektivave të performancës së MPJD-së përfshihen disa synime që lidhen me politikën e jashtme dhe diplomacinë e Kosovës.

Ndër to janë zhvillimi dhe forcimi i marrëdhënieve dypalëshe me shtetet partnere, thellimi i bashkëpunimit rajonal dhe forcimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, si dhe avancimi i proceseve të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare dhe rajonale.

MPJD-ja ka përfshirë si objektiva edhe shtimin e njohjeve ndërkombëtare, fuqizimin e diplomacisë së diasporës, promovimin e imazhit dhe identitetit të Kosovës përmes diplomacisë publike, si dhe zhvillimin e diplomacisë ekonomike për tërheqjen e investimeve të huaja.

Një tjetër objektiv është përmirësimi i shërbimeve konsullore dhe mbrojtja e qytetarëve të Kosovës jashtë vendit.

Sipas tabelës së investimeve kapitale, nga 18 milionë e 995 mijë eurot e planifikuara për MPJD-në në vitin 2027, asnjë shumë nuk është evidentuar si investim i ri. E gjithë shuma është paraqitur si vazhdim i projekteve nga viti 2026.

Share This:

Tags: Qeveria
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Kulturë

Alika Ajeti, fytyra e re e Gjilanit

4 November 2026
Lajme

Qeveria planifikon 15 milionë euro për blerjen

4 November 2026
Lajme

Nga dita e hënë qytetarët mund të

4 November 2026
Arte tjera

Arkivi i Kamenicës synon digjitalizimin e plotë

4 November 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Nis të qetësohet situata, forcat policore tërhiqen

5 October 2026

Forcat speciale të Policisë së Kosovës kanë nisur të zhvendosen nga ana ku kishin

Lajme

Përfundon protesta në Prishtinë, në Qeveri dërgohen

1 October 2026

Pas përfundimit të protestës në Prishtinë kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata

Lajme

Paga e 13-të dhe shtesa e përvojës

30 September 2026

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për rialokimin e 102 milionë eurove në buxhetin

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.