Thursday 5 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

NDIHMË URGJENTE PËR ENDRIT AZEMIN NË LUFTËN KUNDËR LEUKEMISË!

Kush është Barack Obama i ri?

Rektorja e UKZ-së priti mësimdhënësit nga PH Zug në kuadër të javës së studimit në

Kryetari Haliti priti kryetarin e Havzës në provincën e Samsunit në Turqi, diskutuan për bashkëpunim

Gjilan: Ekipet e NPL “TREGU” pastrojnë sheshet e nga gjethet e vjeshtës

Qeveria planifikon 15 milionë euro për blerjen e ambasadave

Nga dita e hënë qytetarët mund të pajisen me identitet elektronik

Ndodh “çmenduria”, Manchester United rikthehet në fund dhe përmbys rezultatin ndaj Romës

PDK Gjilan: “Kishnapola meriton kujdes, jo braktisje” – Kërkohet rikthimi i menjëhershëm i ambulancës

DSHMS Gjilan, Mimoza Kadriu, drejtoreshë: “Nuk po mbyllet ambulanca në Kishnapolë, është vetëm ndërprerje e

 Shengyl Imami rikthen kujtimet nga vitet e arta të Dritës, kur futbolli ishte pasion dhe krenari gjilanase
Futboll Sport

Shengyl Imami rikthen kujtimet nga vitet e arta të Dritës, kur futbolli ishte pasion dhe krenari gjilanase

4 November 2026 0 Comment 5 min read

AA

Ish-futbollisti dhe afaristi i njohur gjilanas, Shengyl Imami, ka ndarë me ndjekësit e tij një fotografi nga koha kur ishte pjesë e FC Drita, duke rikthyer kujtimet e një periudhe të rëndësishme të futbollit në Gjilan, gjatë viteve ’70 dhe ’80 të shekullit të kaluar.

Përmes fotografisë së publikuar në rrjetet sociale, Imami ka shprehur edhe një herë lidhjen e tij të veçantë me klubin bardhekalter, të cilin e cilëson si simbol të traditës dhe krenarisë së qytetit.

“Klubi i krenarisë, traditës dhe pasionit të futbollit gjilanas! Drita është më shumë se një klub. Është histori, emocion dhe dashuri e përhershme. DRITA – KRENARIA E GJILANIT!”, ka shkruar Imami në përshkrimin e fotografisë.

Përtej këtij kujtimi fotografik, Shengyl Imami ka një histori të gjatë në futbollin gjilanas dhe atë kosovar. Dashuria e tij për futbollin nisi që në moshë të hershme. Në vitin 1971, kur ishte vetëm 15-vjeçar, ai u aktivizua në ekipin e parë të KF Tekstili në Gjilan, ndërsa më vonë, gjatë shkollimit në Prishtinë, u bë pjesë e juniorëve të KF Prishtina.

Në vitin 1973/74, Imami iu bashkua KF Drita, ku zhvilloi një pjesë të rëndësishme të karrierës së tij si futbollist. Ai luajti edhe për KF Studenti të Dobërçanit, për t’u rikthyer sërish te Drita. Në fushën e lojës aktivizohej si sulmues i majtë, ndërsa për shpejtësinë, pasimet dhe goditjet e fuqishme kishte fituar edhe nofkën “Kevin Keegan”, sipas një profili të publikuar për jetën dhe veprimtarinë e tij.

Lidhja e tij me KF Studenti ishte po ashtu e veçantë. Klubi nga Dobërçani, i themeluar në vitin 1975, e ka pasur Shengyl Imanin ndër futbollistët e parë dhe kapitenin e parë të skuadrës. Me rastin e 50-vjetorit të klubit, ai kishte rikujtuar me nostalgji atë periudhë, duke e cilësuar si njërën ndër kohët më të bukura të jetës së tij.

Angazhimi i Imamit në futboll nuk përfundoi me karrierën si lojtar. Ai vazhdoi të mbetet i lidhur me Dritën edhe në cilësinë e donatorit dhe organizatorit, ndërsa për dy vjet, gjatë periudhës 2005–2007, shërbeu edhe si drejtor i klubit.

Një tjetër dëshmi e pasionit të tij për futbollin ishte edhe historia e transparentit “Prishtina Kampion”, të cilin e kishte përgatitur dhe shpalosur në vitin 1983, kur Prishtina u inkuadrua në Ligën e Parë të ish-Jugosllavisë. Pas rreth katër dekadash, ai ia dhuroi këtë kujtim historik klubit prishtinas, në shenjë respekti për historinë dhe figurën e Fadil Vokrrit.

Sot, Shengyl Imami njihet në Gjilan edhe për veprimtarinë e tij afariste dhe kontributin në jetën shoqërore e kulturore të qytetit.

Fotografia e publikuar është një tjetër rikthim në kujtesën sportive të Gjilanit, duke sjellë në vëmendje brezat e futbollistëve që përmes përkushtimit dhe pasionit ndërtuan një pjesë të historisë së Dritës dhe të futbollit në këtë qytet.

Share This:

Tags: Shengil Imami
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Arte tjera

BETHOVEN: LETRA E DASHURISË QË MBETI MISTER

4 November 2026
Futboll

Shengyl Imami rikthen kujtimet nga vitet e

4 November 2026
Lajme

NDIHMË URGJENTE PËR ENDRIT AZEMIN NË LUFTËN

4 November 2026
Kulturë

Televizioni italian – RAI, bllokoi pjesëmarrjen e

4 November 2026
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.