NDIHMË URGJENTE PËR ENDRIT AZEMIN NË LUFTËN KUNDËR LEUKEMISË!
Endrit Azemi, 20 vjeç, është diagnostikuar me Leukemi Limfoblastike Akute të qelizave B (B-ALL, CD19-pozitive) dhe ka nevojë urgjente për mbështetjen tonë.
Pas dërgimit dhe shqyrtimit të dokumentacionit mjekësor nga Kosova, spitali Acıbadem në Turqi na ka dërguar planin zyrtar të trajtimit dhe vlerësimin e kostos, e cila arrin në 253.770 mijë euro. Kjo është një barrë jashtëzakonisht e rëndë financiare për familjen e tij.
Çdo kontribut, sado i vogël, mund të bëhet një shpresë e madhe për Endritin dhe familjen e tij. Le të bashkohemi të gjithë për t’i dhënë mundësinë të vazhdojë luftën për jetën. ![]()

Mos qëndro indiferent! Ndihmo sa të kesh mundësi dhe shpërndaje këtë thirrje, sepse edhe një shpërndarje mund të bëjë ndryshimin. Së bashku për Endritin! Çdo ndihmë ka rëndësi
LINKU – këtu mund të kontribuoni drejtpërdejtë: https://gofund.me/1b29617c9
