Premierë madhështore në Operën e Kosovës – Elona Sadiku në skenë me rol artistik
Një mbrëmje e veçantë artistike u zhvillua në Operën e Kosovës me premierën e kryeveprave të Giacomo Puccinit, “Suor Angelica” dhe “Gianni Schicchi”, duke sjellë një performancë të nivelit të lartë për publikun.
Nën dirigjimin e maestro Jacopo Sipari di Pescasseroli dhe regjinë e Luca Ramacciotti, shfaqja u interpretua nga solistët, kori dhe orkestra e Operës së Kosovës.

Në këtë produksion mori pjesë edhe sopranoja nga Gjilani, Elona Sadiku, e cila u paraqit me një interpretim të vlerësuar nga publiku.

Salla e mbushur plot e priti premierën me duartrokitje të gjata, duke e vlerësuar lart nivelin artistik të shfaqjes.
Ministria e Kulturës thekson se kjo premierë dëshmon zhvillimin e skenës operistike dhe pasurimin e jetës kulturore në vend.






