Thursday 19 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Diplomojnë studentët e parë të programit Master “Mësimdhënie e Gjuhës Angleze” në UKZ

Kurti paralajmëron rrezikimin e Lojërave Mesdhetare, kritikon mospajtimet me Prishtinën – “libri me të cilin

Drejtuesit e Spitalit të Gjilanit vizitojnë Preshevën, Sinani shpreh mirënjohje për shërbimet ndaj qytetarëve të

UKZ zgjeron partneritetet akademike në Rumani ku është nënshkruar marrëveshja Erasmus+ KA171 me Valahia University

U mbajt mbledhja e dhjetë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Viti

Gjilan: Mbledhje përkujtimore në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të Nijazi Ramadanit

Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Viti

Gjilan: Themelohet Këshilli i Pacientëve, i para i këtij lloji në qytet e gjetiu!

Kamenicë: U themelua ekipi për zgjedhjen “Shkolla më e Mirë 2026/27” – Stafi i shkollës

Përparim Rama ironizon me Qeverinë: “Prishtinën e keni për punë, qeverinë e keni me ju

 Kurti paralajmëron rrezikimin e Lojërave Mesdhetare, kritikon mospajtimet me Prishtinën – “libri me të cilin kemi aplikuar është në shpërputhje me master-planin”
Lajme

Kurti paralajmëron rrezikimin e Lojërave Mesdhetare, kritikon mospajtimet me Prishtinën – “libri me të cilin kemi aplikuar është në shpërputhje me master-planin”

19 November 2026 0 Comment 4 min read

AA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur shqetësimin për mospajtimet rreth organizimit të Lojërave Mesdhetare 2030, duke thënë se mungesa e unitetit ndërmjet institucioneve të përfshira po e vë në rrezik realizimin e këtij projekti.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve në Kuvend, Kurti ka theksuar se bashkëpunimi me Komitetin Olimpik të Kosovës ka qenë i mirë, por ka shprehur pakënaqësi me raportet dhe bashkëpunimin me Komunën e Prishtinës.

Ai ka kritikuar edhe faktin që debatet dhe mospajtimet e zhvilluara në mbledhjet e Komitetit për organizimin e Lojërave Mesdhetare po bëhen publike përmes deklarimeve dhe akuzave të ndërsjella.

“Kjo mungesë e unitetit të brendshëm na ka sjellë në këtë pikë kur po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare 2030. Unë vazhdoj të jem optimist, por jam optimist i përmbajtur, sepse kush bën mirë nuk e ka kollaj të shtyhet me dikë që e bën të kundërtën”, ka deklaruar Kurti.

Një nga çështjet kryesore të mospajtimeve, sipas tij, lidhet me dallimet ndërmjet librit të aplikimit për organizimin e lojërave dhe draftit të master-planit që u është prezantuar institucioneve.

Kurti ka thënë se dokumenti fillestar i aplikimit ishte gjithëpërfshirës dhe parashihte projekte që do t’i shërbenin Kosovës edhe pas përfundimit të garave. Megjithatë, sipas tij, drafti i master-planit ka devijuar nga ky koncept, duke lënë jashtë rrafshin e Dukagjinit.

Ai ka kundërshtuar veçanërisht zhvendosjen e garave të xhudos nga Peja në Prishtinë, duke e cilësuar këtë vendim si të padrejtë, pasi në Pejë janë investuar pesë milionë euro në infrastrukturën për këtë sport.

“S’mund ta paramendoj që garat për xhudo të mos mbahen në Pejë. Ato janë paraparë me u mbajt në Prishtinë. Është e padrejtë. Pesë milionë euro i kemi investuar për xhudo në Pejë dhe tash na u dashka që garat për xhudon të mbahen në Prishtinë. Kjo është absurditet”, ka thënë Kurti.

Ai ka bërë thirrje që debatet dhe mospajtimet të zgjidhen brenda mekanizmave përkatës institucionalë, ndërsa vendimet e marra me shumicë votash të respektohen nga palët e përfshira.

Pavarësisht shqetësimeve për zhvillimet rreth master-planit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional, Kurti ka thënë se vazhdon të jetë optimist për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, por me rezerva për shkak të situatës aktuale.

Share This:

Tags: Kurti Lojerat Mesdhetare 2030 Perparim rama
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Diplomojnë studentët e parë të programit Master

19 November 2026
Lajme

Kurti paralajmëron rrezikimin e Lojërave Mesdhetare, kritikon

19 November 2026
Lajme

Drejtuesit e Spitalit të Gjilanit vizitojnë Preshevën,

19 November 2026
Lajme

UKZ zgjeron partneritetet akademike në Rumani ku

19 November 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Kurti: Gjatë vitit 2025, 171 mjekë u

7 November 2026

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e edicionit të katërt

Lajme

Kurti: Dokumentimi i krimeve të luftës i

6 November 2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar raportin e punës së Institutit të Krimeve

Lajme

Shiroka Pula dhe Kurti bëjnë homazhe në

3 November 2026

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula e shoqëruar nga kryeministri Albin Kurti, ka bërë

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.