Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Viti
VITI, 19 Nëntor 2026 – Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Viti, ku jetonte i vetëm.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është evidentuar më 18 nëntor 2026. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkaqeve të vdekjes. Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Policia ka njoftuar se janë duke u zhvilluar hetime për të zbardhur rrethanat e rastit.
