NDIHMONI ENDRIT AZEMIN NË LUFTËN KUNDËR LEUKEMISË
Endrit Azemi, 20 vjeç, ka nevojë urgjente për ndihmën tonë për të përballuar trajtimin e leukemisë.
Ai është diagnostikuar me Leukemi Limfoblastike Akute të qelizave B (B-ALL, CD19-pozitive). Pas dërgimit dhe shqyrtimit të dokumentacionit mjekësor nga Kosova, spitali Acıbadem në Turqi ka përcjellë planin zyrtar të trajtimit dhe vlerësimin e kostos, e cila arrin në 253.770 euro.
LINKU PER DONACIONE:

Kjo shumë përbën një barrë të rëndë financiare për familjen e Endritit, ndaj mbështetja dhe solidariteti i secilit prej nesh janë të rëndësishëm në këtë përballje.

Çdo kontribut, sado i vogël, mund të ndihmojë në sigurimin e trajtimit të nevojshëm dhe t’i japë Endritit një mundësi më shumë në luftën për jetën.
Apelohet te të gjithë njerëzit vullnetmirë që, sipas mundësive, të kontribuojnë dhe ta shpërndajnë këtë thirrje për ndihmë. Edhe një shpërndarje mund të ndihmojë që mesazhi të arrijë te më shumë njerëz.
Së bashku, për Endritin! Çdo ndihmë ka rëndësi.

