Kamenicë: U themelua ekipi për zgjedhjen “Shkolla më e Mirë 2026/27” – Stafi i shkollës fituese do të shpërblehet me udhëtim jashtë vendit nga kryetari Kadri Rahimaj
KAMENICË, 19 Nëntor 2026 – Me vendim të Drejtorit të Arsimit në Komunën e Kamenicës, z. Selami Klaiqi, është themeluar Ekipi Profesional për zhvillimin e procedurave të zgjedhjes së Shkollës me Performancën më të Mirë për vitin shkollor 2026/2027.
Ekipi është i përbërë nga anëtarë të brendshëm të Drejtorisë së Arsimit, përfaqësues të Këshillit të Prindërve dhe njohës të fushës së arsimit. Anëtarë të ekipit janë:
- Sabit Zylfijaj
- Fatlind Morina
- Ramadan Guda
- Nexhat Rexha
- Shefik Rrudhani
Sot u mbajt takimi i parë i këtij ekipi, ku u hartua plani i punës. Në fund të këtij procesi, stafi i shkollës që do të shpallet më e mira do të shpërblehet nga Kryetari i Komunës, z. Kadri Rahimaj, me një udhëtim jashtë vendit.

Gjatë takimit u diskutuan kriteret e vlerësimit, treguesit e performancës dhe rëndësia e një procesi transparent e profesional, me qëllim identifikimin dhe vlerësimin e praktikave më të mira në institucionet arsimore të komunës.
“Vlerësimi i performancës është një hap i rëndësishëm drejt promovimit të cilësisë, llogaridhënies dhe përmirësimit të vazhdueshëm të arsimit. Suksesi i shkollave është suksesi i gjithë sistemit tonë arsimor!” – thuhet në njoftimin e DKA-së.
