Kamenica ndan 21,786 euro për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit
KAMENICË, 18 Nëntor 2026 – Me afrimin e festave të fundvitit, Komuna e Kamenicës ka nisur përgatitjet për dekorimin e qytetit.
Jozyrtarisht mësohet se për këtë qëllim, komuna ka ndarë 21,786 euro për furnizim dhe vendosje të dekorimeve festive.
Sipas të njëjtave burime, fitues i garës së tenderit është shpallur kompania “Te Fatosi” SH.P.K. Në garë thuhet se ka marrë pjesë edhe kompania “ETM Group” SH.P.K.

Në kuadër të këtij projekti janë paraparë drita dekorative, forma të ndryshme dekorative me drita, si dhe një bredh i madh që do të vendoset në qendër të qytetit.
Komuna ende nuk ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me rezultatin e këtij tenderi
