Tuesday 6 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Në Kamenicë nis fushata ndërgjegjësuese për kancerin e gjirit

PDK: Kërkojmë seancë urgjente për miratimin e ligjit që mbron UÇK-në

Abdixhiku: LDK-ja e di kujt i jep llogari, Kosovës dhe njerëzve të saj

U mbajt takim informues me studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike

Hamza thotë se s`ka komunikuar me Kurtin: Kërkesa jonë e qartë, të thirret seanca

Haxhiu i drejtohet Kushtetueses për kompetencat presidenciale pas skadimit të mandatit

Incidenti para Kuvendit, reagon Fahrush Rexhepi i VV-së

Nis të qetësohet situata, forcat policore tërhiqen drejt Kuvendit

GJILAN / SEBASTIAN SINANI FITON ÇMIMIN “BRAND AMBASSADOR” NË GALAN E WIZY AWARD NË ROMË

Përfundon takimi Kurti-Hamza

 Në Kamenicë nis fushata ndërgjegjësuese për kancerin e gjirit
Lajme

Në Kamenicë nis fushata ndërgjegjësuese për kancerin e gjirit

6 October 2026 0 Comment 6 min read

AA

Në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, Komuna e Kamenicës ka nisur sot aktivitetet ndërgjegjësuese me qëllim të informimit të qytetarëve për rëndësinë e kujdesit shëndetësor, kontrolleve të rregullta dhe zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit.

Fushata është organizuar nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, në bashkëpunim me Zyrën e Kryetarit të Komunës dhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Shaban Geci”, ku edhe është mbajtur edhe marshi solidarizues me moton “Kontrollohu, për veten, për jetën!”.

Marshi ka nisur nga objekti i Komunës së Kamenicës dhe ka vazhduar përgjatë sheshit “Metush Krasniqi”, duke bashkuar përfaqësues të institucioneve lokale, profesionistë shëndetësorë, zyrtarë komunalë dhe qytetarë, të cilët përmes pjesëmarrjes së tyre kanë përcjellë një mesazh të përbashkët: kujdesi për shëndetin dhe kontrollet e rregullta mund të shpëtojnë jetë.

Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj,Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Besart Kryeziu, Nënkryetarja e Komunës, Arta Bajralija, Kryetarja e Kuvendit Komunal, Arbnore Beqiraj Fera, Shefi i Kabinetit, Vaxhid Rexhepaj,si dhe drejtorë të drejtorive komunale, zyrtarë komunalë, profesionistë shëndetësorë dhe qytetarë të shumtë.

Përmes kësaj fushate, Komuna e Kamenicës synon të rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve, veçanërisht të grave, për rëndësinë e kontrolleve parandaluese dhe konsultimeve të rregullta mjekësore.

Komuna e Kamenicës mbetet e përkushtuar në promovimin e shëndetit publik dhe në mbështetjen e aktiviteteve që kanë për qëllim informimin dhe vetëdijesimin e qytetarëve për çështje të rëndësishme shëndetësore.

Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit është një mundësi për të rikujtuar rëndësinë e kujdesit ndaj vetes, kontrolleve të rregullta dhe solidaritetit me të gjitha gratë që janë përballur apo po përballen me këtë sëmundje.

“Kontrollohu, për veten, për jetën”, është një mesazh që na fton të kujdesemi për shëndetin sot, për një të nesërme më të sigurt.

Share This:

Tags: Kamenicë
Previous post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Në Kamenicë nis fushata ndërgjegjësuese për kancerin

6 October 2026
Lajme

PDK: Kërkojmë seancë urgjente për miratimin e

6 October 2026
Lajme

Abdixhiku: LDK-ja e di kujt i jep

6 October 2026
Lajme

U mbajt takim informues me studentët e

6 October 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Delegacioni nga Zvicra viziton bizneset e fidanishteve

21 August 2026

Një delegacion nga Zvicra, i përbërë nga Dr. François Lefort, profesor HES dhe përgjegjës

Lajme

Kryesueset e Kuvendeve të Gjilanit dhe Kamenicës

19 May 2026

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Krenare Latifi Kqiku, priti në takim homologen

Lajme

Kamenicë: Homazhe dhe vizita përkujtimore në Hogosht,

11 May 2026

Në shënim të 11 Majit 1999, Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, së bashku me

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.