Tuesday 6 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Në Kamenicë nis fushata ndërgjegjësuese për kancerin e gjirit

PDK: Kërkojmë seancë urgjente për miratimin e ligjit që mbron UÇK-në

Abdixhiku: LDK-ja e di kujt i jep llogari, Kosovës dhe njerëzve të saj

U mbajt takim informues me studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike

Hamza thotë se s`ka komunikuar me Kurtin: Kërkesa jonë e qartë, të thirret seanca

Haxhiu i drejtohet Kushtetueses për kompetencat presidenciale pas skadimit të mandatit

Incidenti para Kuvendit, reagon Fahrush Rexhepi i VV-së

Nis të qetësohet situata, forcat policore tërhiqen drejt Kuvendit

GJILAN / SEBASTIAN SINANI FITON ÇMIMIN “BRAND AMBASSADOR” NË GALAN E WIZY AWARD NË ROMË

Përfundon takimi Kurti-Hamza

 PDK: Kërkojmë seancë urgjente për miratimin e ligjit që mbron UÇK-në
Lajme

PDK: Kërkojmë seancë urgjente për miratimin e ligjit që mbron UÇK-në

6 October 2026 0 Comment 5 min read

AA

Partia Demokratike e Kosovës i ka bërë thirrje kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu që të thërrasë me urgjencë seancën plenare për përmbylljen e miratimit të ligjit që, siç ka thënë ky subjekt, mbron UÇK-në, çlirimtarët dhe historinë tonë.

“Sot, institucionet dhe përfaqësuesit politikë kanë përgjegjësi të veprojnë pa vonesë. Ky moment kërkon vendimmarrje në interes të shtetit dhe përmbushje të detyrimeve ndaj përpjekjeve të popullit tonë për liri”, thuhet në komunikatën e PDK-së pas mbledhjes së kryesisë.

Sipas PDK-së, ky subjekt e ka iniciuar këtë ligj pas takimeve dhe konsultimeve me të gjitha partitë politike shqiptare, me bindjen se mbrojtja e UÇK-së dhe e çlirimtarëve është përgjegjësi e përbashkët shtetërore.

“Ky ligj është më  i madh se secila parti: ai lidhet drejtpërdrejt me të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e shtetit të Kosovës. Prandaj, miratimi i tij kërkon unitet politik dhe përgjegjësi ndaj vendit”, thotë PDK.

Për PDK-në, prioriteti i menjëhershëm është përmbyllja e miratimit të ligjit në dy lexime.

“Kuvendi duhet ta përfundojë këtë proces pa zvarritje të mëtejshme dhe t’i japë përgjigje kërkesës së qytetarëve për mbrojtje të denjë të çlirimtarëve”, theksohet tutje në komunikatë.

PDK rithekson se nuk ka asnjë pengesë ligjore apo procedurale për miratimin e këtij ligji.

“Pengesë nuk paraqet as opinioni i vetë Qeverisë. Nuk ka as arsye politike që ky proces të mbetet i papërfunduar: nëse ka pasur vota të mjaftueshme për miratimin në lexim të parë, i njëjti vullnet duhet të dëshmohet edhe në lexim të dytë. Kjo kauzë kombëtare nuk duhet të shndërrohet në pazar politik apo të përdoret për kushtëzime partiake. Mbrojtja e UÇK-së dhe e çlirimtarëve kërkon dinjitet, përgjegjësi dhe vendimmarrje”, thekson PDK.

Gjithashtu, PDK ka dënuar ashpër dhunën joproporcionale të ushtruar nga Policia e Kosovës ndaj protestuesve. Sipas këtij subjekti politik ushtrimi i dhunës jashtë standardeve të ndërhyrjes policore është i dënueshëm dhe krejtësisht i papranueshëm.

“Protesta është e drejtë e çdo qytetari. Qytetarët kanë të drejtë të shprehin kundërshtimin ndaj vendimit në Hagë dhe të kërkojnë miratimin e ligjit në lexim të dytë. Kjo e drejtë duhet të respektohet dhe të mbrohet nga institucionet”, thekson tutje komunikata e partisë më të madhe opozitare.

PDK ka kërkuar nga Qeveria, Kryeministri dhe Ministria e Punëve të Brendshme, siç thuhet në komunikatë, të ndalin menjëherë  veprimet e tyre jashtë rolit dhe kompetencave të tyre kushtetuese e ligjore dhe të mos e nxisin apo përdorin Policinë për ta shtypur me dhunë protestën dhe kërkesën e drejtë të qytetarëve.

“Asnjë urdhër politik nuk mund ta justifikojë përdorimin e forcës joproporcionale që mbrëmë ka lënë të lënduar shumë qytetarë. PDK shpreh solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për secilin qytetar të lënduar gjatë protestës në këtë kauzë kombëtare”, thuhet tutje.

PDK në fund ka theksuar se do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe do t’i adresojë në Inspektoratin Policor të Kosovës të gjitha rastet e evidentuara të dhunës dhe tejkalimit të autorizimeve.

“Kërkojmë hetim të plotë dhe llogaridhënie për përgjegjësinë në urdhërimin dhe zbatimin e këtyre veprimeve”, thekson PDK.

Share This:

Tags: PDK UÇK
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Në Kamenicë nis fushata ndërgjegjësuese për kancerin

6 October 2026
Lajme

PDK: Kërkojmë seancë urgjente për miratimin e

6 October 2026
Lajme

Abdixhiku: LDK-ja e di kujt i jep

6 October 2026
Lajme

U mbajt takim informues me studentët e

6 October 2026
RELATED Stories for you
Lajme Opinione

Opinion nga Qemajl Mustafa: – O politikaj

4 October 2026

O politikaj t’këtij vendi Vendoseni më në fund komunikimin e mirëfilltë dhe qasuni me

Lajme

Hamza flet për takimin me Kurtin: Diskutuam

28 September 2026

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur para nisjes së seancës së Kuvendit të

Lajme

Përfundon numërimi preliminar: LVV fiton 42.91% të

8 June 2026

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është përmbyllur procesimi i të gjitha 2,498

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.