Gjilan: Mbledhje përkujtimore në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të Nijazi Ramadanit
Me rastin e njëvjetorit të ndarjes nga jeta të shkrimtarit, gazetarit, publicistit dhe dramaturgut Nijazi Ramadani, Teatri i Qytetit të Gjilanit organizon një mbledhje përkujtimore, kushtuar jetës dhe veprës së tij.
Përmes fjalës përkujtimore, kujtimeve dhe vlerësimeve të miqve, bashkëpunëtorëve dhe përfaqësuesve të jetës kulturore e publike, do të rikujtohet figura krijuese dhe intelektuale e Nijazi Ramadanit, si dhe kontributi i tij në letërsinë, kulturën dhe gazetarinë shqiptare.

Mbledhja përkujtimore do të mbahet më 22 nëntor 2026, duke filluar nga ora 12:00, në Teatrin e Qytetit të Gjilanit.

Organizatorët ftojnë miqtë, bashkëpunëtorët, komunitetin kulturor dhe të gjithë ata që e çmuan veprën e tij që të marrin pjesë në këtë përkujtim.
Fjala e tij mbetet dëshmi, vepra kujtesë, ndërsa ideali amanet.
